Flash News

E-TJERA

Ambasadori i OSBE në Tiranë: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, të garantohet vota e Diasporës

Ambasadori i OSBE në Tiranë: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, të

Kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran gjatë një tryeze diskutimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkoi nga qeveria të garantojë votën e Diasporës.

Tarran theksoi se OSBE është e angazhuar për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve dhe procesve zgjedhore.

“Sfidë e pazgjidhur ende zbatimin e vendimit të GJK-së duke përfshirë çështjen e votimit nga jashtë vendit. Secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet me mirë sipas kontekstit. Çdo vendim, duhet të jetë prej konsensusit të zgjedhësve.

Ky konsensus duhet të bazohet në bashkëpunim dhe një qasje e tillë do të çonte në votimin nga jashtë vendit. OSBE është e angazhuar për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve dhe proceset zgjedhore. Ju ftoj ta shihni prezencën OSBE-së. Kur ka vullnet ka edhe zgjidhje”, tha Terran.

Të fundit