Flash News

E-TJERA

Ambasadori i parë amerikan mesazh në gjuhën shqipe: Ju përqafoj me mall

Ambasadori i parë amerikan mesazh në gjuhën shqipe: Ju

Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, William Ryerson ka dhënë një mesazh për shqiptarët. Përmes një video-mesazhi në gjuhën shqipe, ai iu thotë qytetarëve të vendit tonë "Ju përqafoj me mall", ndërsa kërkon ndjesë që nuk mundi të vinte në Shqipëri.

Ky mesazh dhe një sërë aktivitetesh të zhvilluara nga ambasada amerikane janë në kuadër të 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Javën e kaluar, kryediplomatja Yuri Kim përkujtoi këtë moment historik dhe shpalli gjithashtu se rezidenca zyrtare e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri tashmë do të njihet si "Shtëpia Ryerson", në nder të William Ryerson.

Të fundit