Flash News

E-TJERA

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar i dorëzon letrat kredenciale presidentit Ilir Meta

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar i dorëzon letrat

Presidenti Ilir Meta ka pritur në ambientet e Presidencës ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith.

Ambasadori i ri ika paraqitur presidentit Meta letrat kredenciale. Në një postim në Facebook, Meta shpreh mirënjohjen për ndihmën që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë, si dhe për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe politike.

“Shpreha mirënjohjen e thellë për ndihmën e vyer, që Britania e Madhe ka dhënë në vazhdimësi për vendin tonë, si dhe për rolin e saj konstruktiv në rajon. Vlerësova gjithashtu bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe theksova domosdoshmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe tregtare”, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Takim i përzemërt dhe bisedë e hapur me Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Sh.T.Z. Alastair King-Smith, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Shpreha mirënjohjen e thellë për ndihmën e vyer, që Britania e Madhe ka dhënë në vazhdimësi për vendin tonë, si dhe për rolin e saj konstruktiv në rajon.

Vlerësova gjithashtu bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe theksova domosdoshmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe tregtare.

Duke i konsideruar një urë lidhëse midis dy vendeve tona, e falenderova gjithashtu në emër të të gjithë shqiptarëve, që kanë ndërtuar jetën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, për mundësitë që u janë krijuar për t’u mirëintegruar.

I urova shumë suksese në misionin e tij diplomatik në vendin tonë dhe e sigurova për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në funksion të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona.

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar i dorëzon letrat

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar i dorëzon letrat

Të fundit