Flash News

E-TJERA

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë tregon përse Rama nuk e takoi Vjosa Osmanin gjatë vizitës në Prishtinë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë tregon përse Rama nuk

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka sqaruar se përse kryeministri Edi Rama nuk e takoi presidenten Vjosa Osmani, gjatë viztës së tij në Prishtinë.

Ai tha se arsyeja ka qenë axhenda, pasi Osmani ishte në SHBA dhe është kthyer vetëm një ditë para vizitës. Minxhozi u shpreh në “Dekalog” se ky rast nuk lidhet me mosmarrëveshjet Rama-Osmani, por sepse vizita e kryeministrit në Prishtinë u organizua në kohë rekord.

Ai shtoi se për të njëjtën arsye, Rama nuk u takua as me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcën. Sipas ambasadorit, nëse vizita do të ishte planifikuar më herët, Rama do të takohej me presidenten Osmani.

"Problemi është se kryeministri i Shqipërisë dhe Kosovës janë dakorduar për programin e vizitave që ditën e dielë. Ka qenë një program shumë i ngjeshur. Për të hequr çdo aludim që mund të ngrihet për këtë çështje unë po them që nga ora 08.20 kur delegacioni i Shqipërisë ka mbërritur në aeroportin “Adem Jashari”dhe deri në orën 17.00 kur ka qenë kulmi i vizitës janërealizuar 10 takime dhevizita të ndërsjellta.

Të jeni të sigurtë që nëse zonja Osmani do ishte në Kosovë kryeministri Rama do ta takonte atë patjetër. Ashtu si edhe kryetarin e Kuvendit i cili erdhi në limitet e fundit të kohës.

Nuk ka qenë një vizitë e planifikuar javë më parë ku do shikohej ku është njëri dhe ku është tjetri. Dhe shpesh herë ndodh që edhe gjatë vizitave në Shqipëri, jo të gjithë udhëheqësit ndodhen aty", deklaroi ambasadori.

 

 

Të fundit