Flash News

E-TJERA

Ambasadori italian takon kryetaren e KED-së: Duam që Kushtetuesja të nisë nga puna brenda vitit

Ambasadori italian takon kryetaren e KED-së: Duam që Kushtetuesja
Ambasadori italian Fabrizio Bucci me kryetaren e KED-së, Vitore Tushën

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci është takuar sot me kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha. Në fokus të diskutimeve ka qenë ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese. Ambasdori italian ka shprehur dëshirën që Gjykata Kushtetuese të nisë punën brenda këtij viti.

Kështu bën të ditur ambasada përmes një njoftimi në Tëitter. Gjithashtu shton Ambasadori Bucci i ka konfirmuar Tushës, mbështetjen për Reformën në Drejtësi.

Ambasadori italian takon kryetaren e KED-së: Duam që Kushtetuesja

 

Të fundit