Flash News

E-TJERA

Ambasadori shqiptar në OKB tregon marrëdhënien me homologun rus: Të vështira jashtë sallës

Ambasadori shqiptar në OKB tregon marrëdhënien me homologun rus:

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha ka folur për marrdhënien me homologun rus. Ai tha për “Opinion” se në sallën e OKB-së raportet janë normale, por jashtë saj, situata është e vështirë.

Hoxha theksoi se nuk bëhet fjalë për raporte personale, por qëndrime ndërmjet shteteve që secili prej tyre përfaqëson.

“Me ambasadorin rus marrëdhëniet i kam normale në sallë, të vështira jashtë sallës së Këshillit të Sigurimit, por as ambasadori rus dhe as unë nuk e marrim këtë si personale, qëndrimet janë të vendeve, janë të kombeve që përfaqësojmë dhe natyrisht marrëdhëniet mes kolegëve do mund të vazhdojnë edhe pse nuk janë të lehta sot”, tha Hoxha.

 

 

Të fundit