Flash News

E-TJERA

Ambasadori Soreca: Listat e kandidatëve përgjegjësi ligjore dhe morale e kryetarit

Ambasadori Soreca: Listat e kandidatëve përgjegjësi ligjore dhe

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i është drejtuar me një mesazh të qartë drejtuesve të partive politike në vendin tonë.

Nga një forum i shoqërisë civile, Soreca iu kujtoi politikanëve se drejtuesit kanë përgjegjësi ligjore dhe morale që listat e kandidatëve të partive të tyre të kenë standarde e integritet.

“Diskutime si ato të sotmet janë thelbësore për të drejtuar votuesit dhe kandidatët në procesin demokratik. Unë pres që partitë politike të angazhohen me rekomandimet e OSBE dhe të mos lejojnë që iniciativa e sotme demokratike shumë e shëndetshme të mbetet pa vëmendje.

Drejtuesit e partive kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit. Shqipëria duhet të sigurojë ligjvënës të cilët do të mbështesin agjendën e Reformës së Bashkimit Evropian në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Soreca.

Të fundit