Flash News

E-TJERA

Ambasadori ukrainas në Tiranë: Ukraina nuk e ka një vendim për çështjen e njohjes së Kosovës

Ambasadori ukrainas në Tiranë: Ukraina nuk e ka një vendim

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, kanë sjellë reagime si nga Bashkimi Evropian ashtu edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov, në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se ka pasur kërkesa nga shumë qytetarë të Kosovës, teksa shprehet se Ukraina ende nuk ka një vendim për njohjen e saj si shtet pavarur.

“Jemi të vetëdijshëm për mbështetjen e shprehur nga zyrtarët e Kosovës. Përveç kësaj, na drejtohen edhe qytetaret e Kosovës, me propozime dhe pyetje si shkohet në Ukraine, për të marrë pjesë në mbrojtën e Ukrainës. Të gjitha këto propozime dhe thirrje në e transmetojmë ministrisë sonë. Ukraina është ende në fazën e studimit të çështjes së njohjes së Kosovës”, u shpreh ambasadori.

Shkurov shtoi se çështja e njohjes së Kosovës, do të vijë në një moment të dytë pasika nevojë për shqyrtim.

“Për momentin, kjo çështje nuk është në agjendën e ditës, sepse para së të shqyrtohet dhe merret vendimi në lidhje më këtë, duhet të punojnë studiues, shkencëtar, në mënyrë që pastaj, për ata që marrin vendime, do të ishte më lehtë vendimmarrja”, u shpreh ai.

Sa i përket marrëdhënieve me popullin shqiptar, ambasadori ukrainas u shpreh se ka një lidhje miqësore, gjë që nuk e priste në fillimet e tij.

“Kur jam nisur për në Shqipëri, kisha rezerva të përgjithshme, sepse kishim pak informacione për Shqipërinë. Por për mua ishte një zbulim i madh, se pse jo vetëm unë, por edhe stafi i Ambasadës në tërësi, ndihet këtu mjaft mirë, populli ka marrëdhënie miqësore”, tha ai.

Të fundit