Flash News

E-TJERA

Ambasadori britanik, Duncan Norman përfundon misioni diplomatik në Shqipëri

Ambasadori britanik, Duncan Norman përfundon misioni diplomatik në

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman ka përfunduar misionin diplomatik në Shqipëri. Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka pritur sot në një takim në Presidencë dhe shprehet se e ka falenderuar diplomatin britanik për angazhimin në konsolidimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se me ambasadorin Norman bashkëndavi vullnetin për të vijuar kontributet tona për të fuqizuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në çdo fushë me interes të përbashkët dhe në dobi të qytetarëve tanë.

Postimi i plotë:

Takim i përzemërt lamtumire me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Sh.T.Z Duncan Norman, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri.

E falenderova për angazhimin dhe përkushtimin e dëshmuar për të avancuar dhe konsoliduar më tej bashkëpunimin e mirë dhe të gjithanshëm mes dy vendeve tona.

Me urimin e ngrohtë për vazhdimësi të suksesshme të karrierës së Tij diplomatike bashkëndava vullnetin për të vijuar kontributet tona për të fuqizuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në çdo fushë me interes të përbashkët dhe në dobi të qytetarëve tanë.

Të fundit