Flash News

E-TJERA

Ambasadorja amerikane në OKB vjen sot në Tiranë

Ambasadorja amerikane në OKB vjen sot në Tiranë

Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të vizitojë sot Shqipërinë.

Lajmin e bënë me dije ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila shkruan se gjatë vizitës së Thomas-Greenfield në Shqipëri do të diskutojnë mënyrat për të forcuar partneritetin SHBA-Shqipëri.

Sipas numrit një të Amerikës në Shqipëri, Thomas-Greenfield do të shprehë mirënjohjen për lidershipin e Shqipërisë, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi një gamë të gjerë çështjesh në mbarë botën.

Të fundit