Flash News

E-TJERA

Ambasadorja e BE e prerë: Shqipëria duhet të dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Do analizojmë luftën kundër trafikut

Ambasadorja e BE e prerë: Shqipëria duhet të dalë nga lista

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann i ka kujtuar Shqipërisë kushtet që duhet të përmbushë që të bëhet pjesë e bllokut. Në një aktivitet të zhvilluar sot në Tiranë, ajo theksoi se Shqipëria duhet të dalë nga lista gri e pastrimit të parave.

Më herët, ky shqetësim është ngritur nga organizma të ndryshme ndërkombëtare, por nuk pranuar nga qeveria. Ajo ka nënvizuar se BE do të analizojë rezultatet e Reformës në drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, drogës, si dhe trafikut të qënieve njerëzore.

Numri një i Bashkimit Europian në vendin tonë është ndalur edhe te rëndësia e thellimit të bashkëpunimit për të arritur rezultatet e shumëkërkuara për Shqipërinë.

“Më lejoni të përmend çështjet kritike sa i përket institucioneve të BE. Së pari, do të shikohet se si po konsolidohet reforma në drejtësi, formimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Së dyti, do të monitorohet nga afër historiku i hetimeve, ndjekjeve penale dhe i dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Së treti, do të priten më shumë rezultate në fushën kundër pastrimit të parave. Duhet të punojmë së bashku për të bërë të pamundurën që Shqipëria të dalë nga lista gri.

Së katërti, do të duhet një angazhim në luftën kundër luftës së prodhimit të kanabisit, armëve apo trafikimit të qenieve njerëzore. Së pesti, zhvillimi i bashkëpunimit me shtetet e BE, me agjencitë e tyre të zbatimit të ligjit, me EUROPOL, etj, vijimësia e bashkëpunimit është thelbësore për të zhvilluar atë besim që është i nevojshëm, ndaj kërkon përdorimin e kanaleve të sigurta”, tha ajo.

Të fundit