Flash News

E-TJERA

Ambasadorja e BE-së: SPAK duhet të trajtojë efektivisht korrupsionin e nivelit të lartë

Ambasadorja e BE-së: SPAK duhet të trajtojë efektivisht

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann ka kërkuar që shoqërisë t’i riktehet besimi. Sipas saj, kjo vjen pasi të luftohet korrupsioni. Ky i fundit, thekson ambasadorja, dëmton edhe klimën e biznesit.

Homann tha për DW se pandëshkueshmëria duhet të marrë fund. Ajo kërkoi që SPAK, GJKKO dhe Byroja Kombëtare e Hetimit të trajtojnë efektivisht korrupsionin e nivelit të lartë.

“Lufta kundër korrupsionit është çelësi për rikthimin e besimit në të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare plus krijimin e një klime të shëndetshme biznesi që është tërheqëse për investimet dhe sipërmarrjen. T'i jepet fund mosndëshkimit, ky është një mesazh që e dëgjoj shumë shpesh në takimet dhe shkëmbimet në gjithë vendin, përfshirë nga profesionistë të rinj dhe sipërmarrës. Në këtë kuptim, pritshmëritë e qytetarëve janë të qarta.

Nga këndvështrimi i BE, Shqipëria po vazhdon përpjekjet e saj për të ndërtuar një historik hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh në luftën kundër korrupsionit dhe po shohim rezultatet e para. Është e qartë që këto përpjekje duhet të vazhdojnë, duke përfshirë vullnet më të madh politik, forcim të mëtejshëm të strukturave përkatëse, burimeve dhe aftësive adekuate që mbeten të nevojshme.

Puna e SPAK është thelbësore për zbatimin e suksesshëm të reformës në drejtësi. Gjykatat e Prokurorisë së Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK duhet ta trajtojnë efektivisht korrupsionin e nivelit të lartë, të mbështetura me burime dhe aftësitë e duhura si dhe me një bashkëpunim efektiv midis këtyre strukturave të reja dhe subjekteve të tjera të prokurorisë dhe atyre gjyqësore”, tha ambasadorja.

 

Të fundit