Flash News

E-TJERA

Ambasadorja e BE takon Manjën dhe Krajën: Sundimi i ligjit, shtylla kurrizore e rrugës drejt integrimit

Ambasadorja e BE takon Manjën dhe Krajën: Sundimi i ligjit, shtylla

Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Christiane Hohmann ka takuar sot Kreun e SPAK, Arben Kraja dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Përmes një postimi në tëitter Hohmann thekson se gjatë takimit me Krajën dhe ministrin është vënë theksoi tek vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe zbatimi i ligjeve si kushte ëpr integrimin e vendit.

“Takime të rëndësishme sot me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe Kreun e SPAK Arben Kraja. Sundimi i ligjit është shtylla kurrizore e rrugës Shqipërisë drejt BE Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të shkojë përpara.

Synimet kryesore mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykatat efikase dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t’u besojnë institucioneve të tyre të drejtësisë. BE është këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugë sfiduese”, shkruan Hohmann.

Të fundit