Flash News

E-TJERA

Ambasadorja e Holandës largohet nga Shqipëria, Meta e pret në Presidencë: E falenderova për mbështetjen në procesin e integrimit

Ambasadorja e Holandës largohet nga Shqipëria, Meta e pret në

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Holandës në Tiranë, Guusje Korthals Altes, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.

Kreu i shtetiti ka ndarë në rrjetet sociale fotot nga takimi në Presidencë, ndërsa vlerëson kontributin e ambasadores në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa e falenderoi atë për mbështetjen e Holandës për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, si dhe për ndihmat e shtetit holandez për pasojat e tërmetit dhe pandemisë COVID-19.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë të takohesha sot me Ambasadoren e Holandës në Tiranë, SH.S.Znj. Guusje Korthals Altes, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.

Vlerësova kontributin e Ambasadores në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, nënvizova nivelin shumë të mirë të tyre dhe rëndësinë e forcimit më tej në dobi të dy vendeve tona veçanërisht në fushën e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve të huaja, ku Holanda zë një vend të rëndësishëm dhe në rritje.

Falënderova për mbështetjen e Holandës për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, në veçanti për qëndrimin inkurajues të Parlamentit holandez për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

E falënderova Ambasadoren për ndihmën e Holandës, si për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i vitit 2019, ashtu edhe për ndihmën e vyer në përballimin e pasojave të COVID-19 në Shqipëri, nëpërmjet programit “UNICEF Albania”.

Të fundit