Flash News

E-TJERA

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB viziton nesër Tiranën

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB viziton nesër Tiranën

Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të vizitojë nesër Shqipërinë dhe Poloninë.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë. Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se Greenfield do të përsërisë mbështetjen e SHBA-ve për të dyja vendet në luftën ndaj krizës, si dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB.

“Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të vizitojë Shqipërinë dhe Poloninë nga 6 deri më 9 nëntor për të ripërsëritur mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për këto dy aleate të vendosura që po punojnë me ne për t'ju përgjigjur krizës së shkaktuar nga lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës. Në takimet me udhëheqësit shqiptarë, Ambasadorja Thomas-Greenfield do të përcjellë mirënjohjen e saj për lidershipin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka treguar si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi një gamë të gjerë çështjesh në mbarë botën”, njofton ambasada amerikane.

Të fundit