Flash News

E-TJERA

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA infektohet me COVID: Testi në Shqipëri më nxori negative

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA infektohet me COVID: Testi
Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli Faber

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli Faber, ka rezultuar pozitive me COVID-19, teksa është shprehur se testi i bërë në Shqipëri, e nxori negative.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Faber ka njoftuar miqtë dhe kolegët që ajo ka takuar para se të largohej, duke i këshilluar që të marrin masa.

Më tej ajo sqaron se sapo ka zbritur në aeroport në Uashington, si masë profilaktike ka bërë testin e Covid-19, ku ka rezultuar pozitive.

Faber e ka mbyllur mesazhin e saj me një thirrje drejtuar qytetarëve: "Mos i hiqni në asnjë moment maskat"

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington.

Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19.

Përgjigja ishte POZITIV

Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtar dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një.

Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë. Në çdo ambient apo takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm.

Mos i hiqni në asnjë moment maskat

Uroj më të mirën për secilin nga ju!

Të fundit