Flash News

E-TJERA

Ambasadorja franceze: Franca mbështet integrimin, duam një Shqipëri të fortë

Ambasadorja franceze: Franca mbështet integrimin, duam një

Ambasadorja franceze në Tiranë, Catherine Suard gjatë një vizite në Shkodër është pyetur për situatën politikë në Shqipëri dhe tensionet mes PD dhe PD.

Suard ka preferuar të mos i komentojë. “Dëgjova fjalën politikë dhe preferoj që të mos përgjigjem. Nuk është normale për mua në këtë kuadër që të komentoj politikën”, tha Suard.

Gjatë prononcimit, Suard theksoi se Franca mbështet Shqipërinë në aspiratën për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

“Dua të sqaroj që Franca nuk ka pasur qëndrim negativ por një qasje të re për integrimin e Shqipërisë në BE. Do doja të përmendja vizitën e Macron ku ai ka deklaruar mbështetjen e Francës ndaj Shqipërisë dhe në këtë mandat që unë sapo kam marrë, dua të garantoj se Franca mbështet këtë proces. Ne duam një Europë të fortë dhe kështu një Shqipëri të fortë. Dëshira ekziston por duhet të bëjmë përmirësime të vazhdueshme dhe të shpejta”, tha ajo.

Të fundit