Flash News

E-TJERA

Ambasadorja franceze i “tërheq veshin” qeverisë: Administrata publike duhet të jetë profesionale dhe transparente

Ambasadorja franceze i “tërheq veshin” qeverisë:

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Elisabeth Burcasq ka dhënë një mesazh të fortë, ku tha se vendi ynë duhet të ketë një administratë efikase dhe transparente për t’i shërbyer komunitetit.

Gjatë prezantimit të projektit “Ngritja e kapaciteteve për nëpunësit civilë” ku do të marrin pjesë 25 punonjës, ajo tha se administrate shqiptare duhet të kontribuojë në të ardhmen evropiane të Shqipërisë, pasi vendi po kalon një transformim të madh drejt rrugës për në BE.

“Jemi në një vend që po kalon transformim të madh, rrugën drejt BE-së. Është çështje rikuperimi për komunitetin, Shqipëria duhet të ketë një administratë efikase, profesionale dhe transparente. Kjo është arsyeja se pse jemi mbledhur, me 25 nëpunës civil për administrim të mirë. Franca është e lumtur që merr pjesë me shtetet e BE-së, ku merren përsipër pjesët e administrimit. Shpresoj që 45 personat e trajnuar të kontribuojnë në të ardhmen europiane të Shqipërisë, është shumë e rëndësishme”, tha ajo.

Të fundit