Flash News

E-TJERA

Ambasadorja Hohmann i “tërheq veshin” Ramës: S’ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme në drejtësi

Ambasadorja Hohmann i “tërheq veshin” Ramës: S’ka

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann ka bërë të qartë se nuk do të ketë anëtarësim në BE nëse nuk zbatohet një reformë të suksesshme në drejtësi.

Në 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë, Hohmann u shpreh se duhet të sigurohet llogaridhënie dhe përgjegjësi te sistemi i drejtësisë, ku theksoi se drejtësia e vonuar minon besimin e qytetarëve.

“Nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme në drejtësi. Kjo vlen për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe për shumë prej jush këtu. ka qenë rrugëtim i gjatë. Institucionet kyçe të drejtësisë, janë krijuar dhe rikrijuar. Reforma po zë rrënjë, por duhet të zërë rrënjë të thella."

"Do duhet t’i bëjë ballë influencave. Duhet të tregohet integritet. Procesi i vettingut vijon të ecë në mënyrë graduale. Pasi të përfundojë ky proces, të dy gjyqësorët duhet të ruajnë frymën. Duhet të sigurohet llogaridhënie dhe përgjegjësi te sistemi i drejtësisë. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të zbatojnë detyrën. Drejtësia e vonuar minon besimin e qytetarëve.”, tha ambasadorja.

 

Të fundit