Flash News

E-TJERA

Ambulanca përplaset me “Benz-in” në Tiranë, plagoset pacientja

Ambulanca përplaset me “Benz-in” në Tiranë, plagoset
Foto Ilustruese

Një mjet tip”Benz” dhe një ambulancë janë aksidentuar pak më parë në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”.

Policia njofton se nga aksidenti ka mbetur e lënduar pasagjerja 66-vjeçare që ndodhej në ambulancë, e cila aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.08.2022, në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, janë përplasur mjeti ambulancë me drejtues shtetasin E. D., 55 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. I., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit