Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Armë, jelekë antiplumb dhe shenja d*oge, policia publikon pamjet brenda apartamentit të Astirit
Policia e Tiranës ka publikuar pamje nga një apartament në zonën e Astirit, ku një ditë më parë ndërhynë pas alarmit të dhënë nga një 26-vjeçare. Vajza raportoi se ishte mbajtur me forcë dhe dhunuar nga pesë persona brenda banesës së marrë me qira.
Në pamjet e publikuara shihen dy armë zjarri tip pistoletë, jelekë antiplumb, alkool dhe shenja të konsumimit të lëndëve narkotike, të sekuestruara nga Policia gjatë kontrollit.
Forcat RENEA kryen ndërhyrjen duke zbritur me litar nga tarraca e pallatit për të hyrë në apartamentin ku ndodhej vajza. Pas lirimit të saj, Policia ka shpallur në kërkim të dashurin e 26-vjeçares dhe katër persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Sipas burimeve policore, vajza u mbajt kundër dëshirës së saj dhe dhunua nga personat në fjalë, para se të arrinte të telefononte Policinë. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.