Flash News

E-TJERA

Amnistia fiskale, Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre shqetësimin: Krijon hapësira për pastrim parash

Amnistia fiskale, Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre shqetësimin: Krijon

Qeveria ka hedhur për konsultim draftin mbi amnistinë fiskale, që parashikon deklarim vullnetar deri në 2 milionë euro.

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka ngritur problemet kyçe që mund të sjellë miratimi i këtij ligji. Sipas Jaços, amnistia fiskale krijon hapësira për pastrim parash dhe evazion fiskal. Po ashtu, Jaço theksoi edhe mundësinë e shfaqjes së konkurrencës së pandershme.

“Në lidhje me amnistinë fiskale ne e dimë që ka pasur një draft së fundmi që është futur në konsultim publik, ky draft ne duam më tepër kohë për ta analizuar plotësisht por opinioni tani është që drafti ekzistues ka ndryshim nga të mëparshmet por nuk janë ndryshimet esenciale.

Problemi që kemi pasur ne me ligjin e amnistisë ka qenë në parimin kryesor hapësirën e mundësinë që krijon për pastrim parash dhe evazion fiskal. Ky është problemi kryesore që ne kemi. Por nuk e kemi vetëm ne e kanë shumë partnerë ndërkombëtarë. Nëse ky ligj ka marrë aprovimin apo mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, struktura si FMN, BE, Moneyval atëherë ne do ishim mbështetës se ato janë struktura kryesore që shikojnë detajet me rëndësi.

Nëse e kundërta është e vërtetë problemet e shqetësimet tona vijojnë të jetë si më parë e janë shumë serioze për këtë ligj. Problemi tjetër është konkurenca e pandershme, hapësirat që krijon ky ligj per konkurencen e pandershme”, tha Jaço.

Të fundit