Flash News

E-TJERA

Amnistia fiskale, Shehu:S'mund të bëhet çdo 5 vjet, thellon padrejtësinë ndaj atyre që janë të ndershëm

Amnistia fiskale, Shehu:S'mund të bëhet çdo 5 vjet,

Ekspert i ekonomisë, Sherefedin Shehu ka komentuar nismën e qeverisë për amnistinë fiskale.

Duke folur në “Intervistë” në A2 CNN, Shehu thotë se amnistia nuk mund të bëhet çdo 5 apo 10 vite sepse thellon padrejtësinë ndaj atyre që janë të ndershëm.

“Amnistia fiskale aplikohet përgjithësisht pas periudhave të mungesës së një rendi të fortë politik, institucioneve të forta publike, ku krijohen precedentë për shkak të evazionit fiskal apo tregut të zi. Shqipëria tashmë e ka bërë këtë tentativë, jo me sukses të plotë, por e ka kryer amnistinë fiskale në vitin 2011.

Këto amnisti janë të papërsëritshme dhe kjo mjafton për të kundërshtuar amnistinë fiskale të tanishme. Përveç faktit që këtu nuk e pranojnë palët e interesuara, siç janë shoqatat e biznesit”, tha Shehu.

“Nuk mund të bëhet çdo 5 apo 10 vite amnisti fiskale sepse thellon padrejtësinë ndaj atyre që janë të ndershëm. Në një farë mënyre, përsëritja nxit vetë evazionin, pasi biznesi e di që do të vijë shpejt dita e amnistisë”, shtoi Shehu.

 

 

Të fundit