Flash News

E-TJERA

Amnistia penale, Lubonja: Dekurajon SPAK-un në luftën ndaj korrupsionit

Amnistia penale, Lubonja: Dekurajon SPAK-un në luftën ndaj

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar se me miratimin e amnistisë penale në parlament kuvendi i dërgoi mesazh SPAK-ut dhe e dekurajon atë në luftën ndaj korrupsionit. Sipas tij edhe opozita ka shkelur në dërrasë të kalbur.

I ftuar në emisionin Open në News24 Lubonja theksoj se Shqipëria është në një situatë, ku “mbreti ka dalë lakuriq”.

 “Jemi në kushtet kur mbreti ka dalë lakuriq komplet. Dënimet deri tani kanë shkuar tek drejtorët. Këtyre kamikazëve iu shkon mesazhi se për dy vite burg ia vlen vjedhja që kanë bërë dhe siguron deri nipërit e mbesat. E dyta është dhe një mesazh më i qartë për një pjesë të SPAK-ut. Është mesazh dekurajues për luftën ndaj korrupsionit.

Nëse është kompromisi vula në mes opozitës dhe maxhoranës, për mua nuk ia vlen sepse nuk bëhet kompromis me një qeveri kriminale. Unë mendoj se edhe opozita ka shkelur në dërrasë të kalbur”, deklaroi Lubonja.

Ndërkaq Partia Socialiste dhe opozita finalizuan dakordësinë pas amendamenteve që u dorëzuan nga këta të fundit në Kuvend, ku parashikohet falja e të gjithë protestuesve, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 116 vota pro dhe 1 kundër, pr.ligji për Amnistinë Penale.

Të fundit