Flash News

E-TJERA

AMP evidenton policë që bashkëpunojnë me grupet kriminale

AMP evidenton policë që bashkëpunojnë me grupet kriminale

Evidentohen raste ku punonjës policie janë përfshirë drejtpërdrejt në aktivitet kriminal.

Ky fakt u konfirmua nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu në komisionin e sigurisë teksa raportoi për vitin 2022.

 “A kemi aktualisht punonjës të policisë që mbrojnë grupet kriminale?

Gjatë periudhës që ne po raportojmë po ka raste që janë evidentuar raste ku punonjës janë përfshirë drejtpërdrejt në aktivitet kriminal. Janë duke u hetuar dhe me SPAK dhe me prokuroritë që i kanë në ndjekje”, u përgjigj Veliu.

Gjatë raportimit për punën e Agjencisë Veliu u ndal dhe tek certifikatat e sigurisë kur tha se për 46 punonjës të policisë, Drejtoria e Informacionit të klasifikuar nuk i ka pajisur me një certifikatë të tillë.

 

 

Të fundit