Flash News

E-TJERA

AMP i arrestoi, Gjykata liron 3 inspektorët dhe nën komisarin në Kapshticë (EMRAT)

AMP i arrestoi, Gjykata liron 3 inspektorët dhe nën komisarin në

Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë u zhvillua masa e sigurisë për policët e Kapshticës të arrestuar nga Agjencia e mbikëqyrjes Policore si dhe për autorin, i cili u kap duke transportuar me automjetin e tij 6 kilogramë heroinë.

Gjykata në përfundim të seancës vendosi vleftësim si të paligjshëm të arrestimit të policëve si dhe pezullim nga detyra për:-

1.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice

2.Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice

3.Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshtice

4.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice

Ndërsa për drejtuesin e mjetit gjykata vendosi masën arrest me burg.

Seanca zgjati 4 orë e 20 minuta.

Tre inspektorët dhe nënkomisari u arrestuan 3 ditë më parë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, pasi dyshohet se kishin lejuar të kalonte një mjet në Pikën e Kapshticës, e cila po transportonte 6 kg heroinë të ndarë në pako.

Sakaq, drejtuesi i mjetit që shpërndante drogën u la në burg.

Të fundit