Flash News

E-TJERA

AMP kallëzon Forcën e Posaçme Operacionale, dyshime se përdori një linje interneti për transferim të dhënash

AMP kallëzon Forcën e Posaçme Operacionale, dyshime se

AMP, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale.

Sipas BalkanWeb kallëzimi është regjistruar gjatë muajit korrik pasi është zbuluar se në këtë strukturë është përdorur një linje e paautorizuar Interneti.

Përdorimi i një linje të paautorizuar interneti ngre dyshime të forta se mund të jetë përdorur për transferim të dhënash, por mund të jetë përdorur edhe për hakerim.

Mësohet se hetimi, që po drejtohen nga prokurori Dritan Nushi, është mbajtur top sekret dhe prokuroria nuk bëri komente në lidhje me rastin, ndërsa nuk dihen ende se cilët janë zyrtarët e kallëzuar.

Kallëzimi është bërë para se ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri të arrestohej. Nuk dihet nëse ky kallëzim do të rëndojë apo jo akuzën për Bistrin, i cili në dosjet e SPAK u shfaq duke bashkëpunuar me personazhe të botës së krimit dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka, ky i fundit i arrestuar si porositës i disa vrasjeve.

Të fundit