Flash News

E-TJERA

AMP ndëshkon tre efektivë të “Shqiponjave”, pezullohen nga detyra

AMP ndëshkon tre efektivë të “Shqiponjave”,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”.

Të pezulluarit janë efektivë të Shqiponjave.

AMP  ka pezulluar nga puna tre punonjësit e policisë pasi ata kanë ndaluar një automjet dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik me drejtuesin e mjetit.

Gjatë konfrontimit fizik  drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor.

Të fundit