Flash News

E-TJERA

AMP nis hetimet ndaj zyrtarit të lartë të policisë për shkelje të rënda

AMP nis hetimet ndaj zyrtarit të lartë të policisë për
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetimet për shkelje të rënda ndaj Sabri Jacajt, një zyrtar i lartë në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sipas TV Klan hetimi ka filluar pas analizës së të dhënave të një celulari të sekuestruar të një efektivi, ku janë zbuluar komunikime që implikojnë Jacajn në favorizimin e subjekteve private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal.

Paralelisht me hetimin penal, ndaj Jacajt po zhvillohet edhe një hetim administrativ për sqarimin e plotë të rrethanave dhe akuzave.

Të fundit