Flash News

E-TJERA

AMT depoziton padi ndaj prokurorit të SPAK-ut: Nuk nisi hetimet për të mbrojtur kolegen, cënoi pavarësinë e gjyqësorit

AMT depoziton padi ndaj prokurorit të SPAK-ut: Nuk nisi hetimet për

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar një tjetër padi në SPAK, paraditen e sotme. AMT ka ngritur kallëzim penal ndaj prokurorit Sotir Kllapi me arsyetimin se në mënyrë antiligjore nuk ka nisur hetimet për prokuroren Manjola Kajana.

Kjo e fundit u padit disa javë më parë nga AMT, pasi vendosi të mos niste hetimet për ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Juristja Adriana Kalaja thotë se Kllapi u solidarizua me kolegen Kajana, duke cënuar Reformën në Drejtësi dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me padinë e dorëzuar shkon, shkon në 16 numri i kallëzimeve penale që Aleanca ka depozituar në SPAK për çështjen e TK.

"Kemi një kallëzim ndaj prokurorit Sotir Kllapi, i cili në mënyrë të kundra ligjshme ka vendosur mos fillimin e hetimeve për prokuroren Manjola Kajana. Ne e kemi parë si një veprim arbitrar dhe solidaritet midis kolegëve, duke cënuar rëndë Reformën në Drejtësi dhe pavarësinë e sitemit gjyqësor", tha Kalaja.

AMT thotë se SPAK nuk po reagon mbi paditë e depozituara dhe se nuk kanë asnjë informacion për ecurinë e hetimeve. Regjisori Edmond Budina kërkoi që të vendoset drejtësi, ndërsa shprehu bindjen se kësaj çështjeje do t'i shkohet deri në fund.

"Jemi para një institucioni drejtësie, që nuk po bëhet drejtësi. Duhet vendim ose të shtyhet vendimi ose të shkojnë në gjyq procesi. Ne këtë çështje do e çojmë deri në fund. Duam drejtësi, ky është një shtet fashist, i udhëhequr nga një krye fashist. Jemi këtu për të thënë për të luftuar këtë mafie. Teatri do të ndërtohet aty ku ishte ashtu siç ishte", tha Budina.

Të fundit