Flash News

E-TJERA

AMT nxit Gjykatën Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, kërkon të dalë sa më shpejt vendimi

AMT nxit Gjykatën Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, kërkon

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar do të depozitojë sot pranë Gjykatës Kushtetuese një kërkesë, ku i kërkon dhënien e vendimit në afatin më të shkurtër të mundshëm, sa i përket çështjet së Teatrit Kombëtar.

Presidenti Ilir Meta, i cili është ankimuesi në këtë çështje, i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Kjo kërkesë e Alencës Për Mbrojtjen e Teatrit, vjen nisur nga fakti se qeveria ka kaluar fondin për Teatrin e Ri Bashkisë dhe priten të fillojnë punimet. Për rrjedhojë artistët dhe aktivistët për mbrojtjen e teatrit kërkojnë një vendim sa më të shpejtë nga Kushtetuesja, e cila përfundoi shqyrtimin e çështjes më 16 Qershor.

Avokatja Adriana Kalaja i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përshpejtojë procedurat për marrjen e vendimit për padinë e Metës për Teatrin Kombëtar.


Pas daljes nga Kushtetuesja, avokatja Adriana Kalaja tha se qeveria e Bashkia nuk e konsiderojnë fare GJykatën Kushtetuese, pasi në vend të presin vendimin po vijojnë me procedurat për ndërtimin e Teatrit të Ri.

Në fakt një akt normativ do të kalojë në Kuvend për Teatrin, kurse avokatja sqaron se ky është një injorim dhe presion i qartë ndaj Gjykatës Kushtetues. Ndërkohë ajo ka bërë thirrje të veçantë për ambasadoren amerikane, Yuri Kim për t’u prononcuar e bërë presion për këtë çështje në mënyrë që të respektohet Gjykata Kushtetuese.

"Nuk kanë respekt, nuk konsiderojnë fare Gjykatën Kushtetuese, për vendimmarrjen e kësaj gjykate. Duke injoruar totalisht, duke ironjuar vendimin e nesërm, nxjerrin një akt normative, në kundërshtim me Kushtetutën. Pritet të kalojë në Kuevnd. E dimë shumë mirë pasojat e aktit normative i cili do ta miratojë sepse është Kuvend që miraton urdhërat e Ramës. Ne duke ditur situatën në GJK, duke marrë informacionin e plotë se GJK po diskuton, po debaton në lidhje me vendimin e kërkesave të Presidentit që janë edhe kërkesat tona si palë e tretë. I kërkojmë GJK që të përshpejtojë dhënien e vendimit, sepse ky akt normative mund të agravojë dhe më tepër akte të tjera që kanë karakter të dëmshëm në interest të publikut. Do të doja të sqaroja se qassja e institucioneve, që në mënyrë konseguente shkelin ligjin, kanë ardhur edhe në një nënvlerësim që GJK i bëri procesit. Presidenti që në fillim, dhe ne kërkuam marrjen e masave të zbatimit të tre akteve që duhet të shfuqizohen.

Nisur nga vendimi i GJK që vendimi për masat e peuzllimit do të merren me vendimin, nuk e kanë ndaluar mbase e kanë nxitur Këshillin e Ministarve, Kuvendin dhe Bashkinë e Tiranës të vijojnë me procedurat korruptive për ndërtimin e Teatrit të Ri. Do i bëja një kërkesë ambasadorëve, sidomos Yuri Kim e cila ka ndikuar shumë edhe në ngritjen e GJK. Besoj është në dijeni të plotë, që del në çdo dalje publike, është momenti të dalë Yuri Kim pasi nuk është prononcuar akoma për Teatrin, e ka ditën sot të dalë e ti bëjë presion institucioneve përgjegjëse. Ne përderisa respektojmë ligjin, Gjykatat, na pëlqen apo jo duhet të presim hapat e mëtejshme. Është shkelje e pafalshme, injorim nga institucionet përgjegjëse mos presin.

Unë jo më kot e thashë, injorim dhe presion, janë dhe pjesë e procesit, e dinë në çfarë faze është procesi kushtetuese, pra i thonë Gjykatës ti merre vendimin si të duash, ne do vijojmë punën tonë. Fakti që akti normative shkon në Kuvend, ata s’kanë asnjë lloj problem. Yuri Kim mos merret me vogëlsira, jo me mediat. Media pasqyron lajmet reale, ambasadorja të dalë sot. Pse Këshilli i Ministrave 6 ditë pas vendimit, nxjerr aktin." - tha Kalaja.

Kërkesa e plotë:

DREJTUAR: GJYKATËS KUSHTETUESE

PËR DIJENI: PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

E NDERUAR KRYETARE E GJYKATËS KUSHTETUESE,
TË NDERUAR ANETARË TË GJYKATËS KUSHTETUESE,
E NDERUAR RELATORE E ÇËSHTJES,
Ju jeni tërhequr për të marë vendim në lidhje konfliktin kushtetues me palë ndërgjygjëse:

KËRKUES: PRESIDENTI I REPUBLIKËS.

PALË TË INTERESUARA: KUVENDI I SHQIPËRISË;
KËSHILLI I MINISTRAVE;
MINISTRIA E KULTURËS;
MINISTRIA E FINANCAVE DHE
EKONOMISË;
BASHKIA E TIRANËS.

PALE E TRETË: ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT.

OBJEKTI: 1- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të Ligjit Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””.
1.1- Pezullimin e zbatimit të Ligjit Special Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës”, me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;
2- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare;
2.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, konkretisht në pikën 1 dhe 2, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi;
3- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020, të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare.
3.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;
4- Pezullimin e zbatimit të çdo akti apo veprimi të çdo autoriteti publik që buron prej Ligjit Special Nr.37/2018, VKM-së Nr.377/2020, dhe VKB-së Nr.50/2020, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi.

___________________________________________________________________________

E Nderuar Kryetare e Gjykatës Kushtetuese,
Të nderuar Anetarë të Gjykates Kushtetuese,
E Nderuar Relatore e çështjes,

Duke shprehur konsideratën më të lartë për Ju dhe Institucionin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe nisur nga fakti tashmë publik se Ju, më datë 16.06.2021, jeni tërhequr për të marë vendimin lidhur me kërkesat që ka disponuar Presidenti i Republikës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, vendim i cili jo vetëm ka një dimesion të gjërë në kuptim të interesit të publikut të gjërë, por do jetë dhe një vendim historik në 30 vite, për të kthyr besimin te DREJTËSIA, për të kthyer besimin te Institucionet e Drejtësisë dhe, mbi të gjitha për të dëshmuar para qytetarëve shqiptarë në gjithë botën, që presin me shumë interes dhe ankth këtë vendim, se Gjykata Kushtetuese ËSHTË E PAVARUR.

Procesi kushtetues si dhe fakti se Ju jeni tërhequr për vendim, nuk ka e penguar aspak Këshillin e Ministarve dhe Bashkinë Tiranë, që në bashkëpunim të vazhdojë me veprime konkludente arbitrare, në shkeljëe të plotë të Kushtetutës, për çuarjen deri në fund të planit të tyre korruptiv dhe kriminal, të ndërtimit të Teatrit të Ri, fakte, argumenta dhe të cilat i parashtruam para Jush edhe gjatë gjykimit.

Nisur nga lajmet e bëra publike ditët e fundit si dhe nga fakti se për shkak të ngarkesës së madhe që Ju keni këto ditë, me çështje me interes shumë të lartë publik, për të cilat e keni të pamundur objektivisht të ndiqni këto lajme, ndjehemi të oblikuar dhe të detyruar T`Ju informojmë se nga ana e Bashkisë Tiranë po vazhdojnë intensivisht përpjekjet për fillimin e punimeve, pasi Këshilli i Ministrave i ka akorduar fondin për ndertimin e Teatrit të Ri, veprime dhe procedura të cilat janë bërë duke injoruar edhe procesin kushtetues si dhe faktin se nga ana Juaj pritet të disponohet me vendim.
Në morinë e të gjithe medieve që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, po Ju japim info lidhur me dy artikuj të cilat konfirmojnë faktin e paraqitur nga ne më siper.

Kështu sipas shkrimit me titull “Çështja ende në Kushtetuese, Qeveria miraton fondin për ndërtimin e Teatrit të Ri, pritet të nisë puna” e datës 23.06.2021, publikuar nga Politiko.al, në linkun https://xn--cdaaa.facebook.com/, jepen të dhëna mbi faktin se megjithëse Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vedim, asgjë nuk e ka ndaluar Qeverinë të akordojë fondin për ndërtimin e Teatrit të Ri, veprim i cili do lejojë Bashkinë Tiranë për nisjen e punimeve.
Po kështu, edhe te shkrimi datë 24.06.2021, titulluar “Qeveria miraton fondin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, i hapet rrugë nisjes së punimeve”, në linkun https://shqiptarja.com i medies shqiptarja.com, jepen të dhëna dhe fakte mbi veprimin e miratimit të fondit si dhe mundësinë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri, në Truallin ku ka qënë Teatri Kombëtar (para shembjes).
Në këto kushte, e vlerësojmë të nevojshme dhe emergjente se, nisur nga fakti i interesit të lartë publik që mbart çështja e Teatrit Kombëtar si dhe, i injorimit që po i bëhët Autoritetit të Gjykatës Kushtetuese nga Këshili i Ministrave dhe Bashkia Tiranë,

KËRKOJMË:

Dhënien e vendimit në afatin më të shkurtër të mundshëm, duke pranuar të gjithë kërkesat e Presidentit të Republikës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit lidhur me:
1- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të Ligjit Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””.
1.1- Pezullimin e zbatimit të Ligjit Special Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës”, me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;
2- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare;
2.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, konkretisht në pikën 1 dhe 2, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi;
3- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020, të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare.
3.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;
4- Pezullimin e zbatimit të çdo akti apo veprimi të çdo autoriteti publik që buron prej Ligjit Special Nr.37/2018, VKM-së Nr.377/2020, dhe VKB-së Nr.50/2020, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi.

Jemi besimplotë se JU, si Anëtarë të Gjyatës Kushtetuese, do të ngiheni në lartësine e detyrës për të cilën ne si qytetarë shqiptarë presim kaq shumë, dhe për një çështje e cila është kthyer tashmë në kauzën e të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen.

Po kështu, shprehim bindjen e thellë se ky vendim i Juaji, jo vetëm do i shërbejë interesit publik nga pikpamja morale dhe materiale dhe do bëjë krenarë breza të tërë, ata që protestuan dhe vazhdojnë të protëstojnë për Teatrin Kombëtar, por edhe breza të tërë të fënijëve dhe nipërve tanë, të clët duhet të krenohen me Ne dhe me këtë vendim Tuajin.

Të fundit