Flash News

E-TJERA

AMT tjetër padi në SPAK/ Aktori risjell ndryshe vargjet e Çajupit: Shqipërinë e mori Edi, i vu zjarr! Çohu o lumëmadh, çohu!

AMT tjetër padi në SPAK/ Aktori risjell ndryshe vargjet e

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit depozitoi një tjetër padi sot në SPAK. Kallëzimi lidhet me vendimin e qeverisë për ta kaluar truallin e TK në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

AMT e cilësoi këtë vendim anti-kushtetues. Juristja Adriana Kalaja tha për mediat se ka paditur kryeministrin Edi Rama dhe një sërë zyrtarësh të lartë të qeverisë.

Aleanca ka kërkuar që të zbatohet vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese për vendosjen në sekuestro të truallit. Kalaja tha se SPAK duhet të reagojë, ndërsa e akuzoi atë për indiferencë ndaj kërkesave të AMT.

“Jemi në momentin që pronat, sipas vendimit, duhet kthyer në gjendjen e datës 7 maj. Ne kemi argumentuar para SPAK se jo vetëm që ka shkelje të rënda të Kushtetutës, siç janë ato të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv të zyrtarëve të larta, ajo e pengimit të zbatimit të një vendimi gjykate. Është e vërtetuar kallëzimi ynë i bërë me kohë, që në maj të 2020 që disponimi i truallit të teatrit përbën vepër penale.

Ne kemi kërkuar sekuestron për truallin. VKM e re bazohet në transferimin e truallit. Akuzat tona në lidhje që ka, që nga ligji special dhe VKM që u cilësuan si anti-kushtetues. Po të shohim VKM e re, nuk ka të artikuluar fjalën Teatri Kombëtar, është sjellje tendecioze, jo vetëm anti-kombëtare, sepse duan të fshijnë historinë. Kjo VKM i hap rrugë, qartazi ndërtimit të kullave në teatër. E konsiderojmë emergjencë, pas 8 kërkesave për vendosjen e sekuestros”, tha Kalaja.

Lidhur me këtë situatë, aktori Mehdi Malkaj solli në vëmëndje vargjet e poezisë së Andon Zako Çajupit "Shqipëtar". Në vend të "Shqipërnë e mori turku", ai e improvizoi "Shqipërinë e mori Edi", referuar kryeministrit Edi Rama. Aktori iu bëri thirrje qytetarëve, që të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

"Shqipërinë e mori Edi,

 i vu zjarr!

Shqipëtar, mos rri, po duku

 shqipëtar!

Të ka bërë perëndia,

luftëtar,

si s'të lodhi Edi Rama,

o shqiptar!

Çohu o lumëmadh, çohu se s'të gjen gjë, do fitosh të drejtat e tua"!

Fjalën e Malkës e gjeni në video pas minutës 15.08

Të fundit