
Flash News
U ekstradua nga Spanja, mbërrin në Rinas Lulzim Berisha
Tiranë/ Gjendet 'shtëpi bari' në Laknas, arrestohet punonjësi i OSHEE
A do të mbyllet lufta? Trump ngre shpresat me një armëpushim të plotë
Sonte pritet të ekstradohet në Tiranë ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha
Lufta në Ukrainë/ Përfundon telefonata Trump-Putin, zgjati rreth 90 minuta
Analistët komentojnë arrestimin e Veliajt: Lajm i keq për PS, do kenë ndikim në zgjedhje
Studiues të jetës politike të Shqipërisë vlerësojnë se arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ishte i pritshëm dhe se bashkia e Tiranës është një nga institucionet më problematike në raport me ligjet. Analistët Afrim Krasniqi dhe Ilir Kalemaj pohuan në intervista për Zërin e Amerikës se SPAK-u po tregon vendosmëri dhe paanshmëri në goditjen e aferave të dyshuara korruptive edhe në nivele të larta politike. Ata vërejtën se forcat kryesore politike mbeten të dyzuara në qëndrimet ndaj SPAK-ut, herë duke e mbështetur herë duke e sulmuar atë, ndonëse SPAK-u ka një mbështetje të jashtëzakonshme nga opinioni publik për luftën ndaj korrupsionit.
Studiues të zhvillimeve politike mendojnë se fakti që SPAK-u ka trokitur disa herë në dyert e bashkisë së Tiranës për hetime dhe arrestime deri tek kryebashkiaku Veliaj e shfaqin këtë si këtë institucion si një ndër më shumë të dyshuarit për shkelje të ligjit.
Studiuesi Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike, thotë për Zërin e Amerikës se SPAK-u ka qenë penalizues për opozitën, pavarësisht shifrave të larta në adresë të mazhorancës, por tani bëhet fjalë për nivelet e larta.
“Fakti që SPAK-u e ngriti akuzën në nivele kaq të larta do të thotë që së pari ky është një institucion gjithnjë e më shumë i balancuar dhe i distancuar nga partitë politike dhe nuk sheh te objekti i vet agjenda politike, dhe së dyti, do të thotë që niveli i korrupsionit në bashkinë e Tiranës ka qenë në një nivel të tillë shqetësues sa të detyrohen për të marrë masa ekstreme”, tha zoti Krasniqi.
Politologu Ilir Kalemaj, pedagog në Universitetin e New York-ut në Tiranë, thotë për Zërin e Amerikës se arrestimi i zotit Veliaj ishte sekreti më i përhapur në kryeqytet, madje vet SPAK-u publikoi më herët akuzat që nga korrupsioni deri tek pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë, implikonin edhe bashkëshorten dhe vëllain e tij.
Ndërsa për bashkinë dhe punonjës të saj janë një seri tjetër dosjesh si inceneratori dhe çështja 5D, me të cilat ai ende nuk është i lidhur zyrtarisht, shtoi ai.
“Me goditjen nga SPAK-u të Erjon Veliajt duket që balanca është qartazi në anën e maxhorancës, sepse ky është rasti, ndoshta pas Fatos Nanos, i dytë i eksponentit më të lartë të Partisë Socialiste në historinë e Partisë Socialiste në këto tre dekada e gjysmë të tranzicionit demokratik”, thotë zoti Kalemaj, ndërsa shton se mbetet për t’u parë deri në fund nëse SPAK-u do të arrijë të provojë akuzat.
Studiuesit komentuan edhe reagimin më të fundit të kryeministrit Rama në lidhje me arrestimin e kryebashkaikut Veliaj.
Analisti Krasniqi thotë se zoti Rama ka një problem, i cili do të kthehet në problem për Shqipërinë, përderisa mandati i tij personal dhe raporti i tij me drejtësinë e nesërme është shqetësimi i tij kryesor dhe jo ecuria e reformave apo administrata e pastër nga korruptimi.
“Mesazhi i marrë nga hetimet ndaj dy ish presidentëve dhe një numër zyrtarësh të lartë, përfshi edhe bashkëpunëtorë të tij të afërt dhe ish zëvendëskryeministrin, janë se çdo individ që ka shkelur ligjin do të përballet një ditë me ligjin dhe zoti Rama është një nga ata politikanë që e ka shkelur ligjin në mënyrë të vazhdueshme dhe ka prova publike dhe si i tillë mesazhi që ai ka marrë është që një ditë do të përballet me drejtësinë dhe mbrojtja e tij më e madhe është fitorja e zgjedhjeve dhe mbajtja e postit të kryeministrit”, tha zoti Krasniqi.
Ndërsa analisti Kalemaj tha se reagimi i zotit Rama ishte i sforcuar dhe i vonuar, por neglizhoi korrupsionin e dyshuar, teksa përmendi një denoncues anonim dhe faktin që për fëmijën 6-vjeçar të çiftit Veliaj nuk ka kush kujdeset jashtë shtëpisë, por neglizhoi faktin që bashkëshortja e zotit Veliaj është në këtë çështje për shkak të aseteve materiale që iu konfiskuan.
“Zoti Rama është i detyruar të mbrojë bashkëpunëtorin e tij më të afërt dhe asetin elektoral më të vlefshëm të Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve, por nga ana tjetër duket që e bën me gjysmë zemre, sepse distancimi publik që ka patur kohët e fundit zoti Rama nga zoti Veliaj është vënë re edhe nga elektorati dhe anëtarësia socialiste”, thotë zoti Kalemaj.
Studiuesit vërejnë se të dy palët politike e akuzojnë SPAK-un për njëanshmëri, ndonëse ka dhënë goditje nga të dy anët: 18 kryebashkiakë në burg, në hetime dhe në procese gjyqësore, një numër deputetësh, ish zëvendës kryeministri Ahmetaj, ndërsa nga opozita janë nën akuza për korrupsion dy ish presidentë, njëkohësisht kryetarë të dy partive kryesore opozitare, Berisha dhe Meta dhe një politikan i rëndësishëm i opozitës, Ervin Salianji është në burg.
Por zoti Krasniqi thotë se lufta ndaj korrupsionit lidhet shumë me ofertën politike në Shqipëri, ku rotacioni politik do të ndodhte, nëse nesër dalin forca të reja politike, me figura të reja e të papërfshira në skandale korruptive dhe pa qenë objekt i SPAK-ut.
“Për sa kohë dy palët politike drejtohen nga individë, të cilët janë nën hetim, ose janë pjesë e dosjeve në shqyrtim nga SPAK-u, do të thotë që ne jemi të detyruar të zgjedhim midis individëve, të cilët mund të jenë nesër objekt hetimor dhe masë penale shumë më të avancuar dhe ky është një mesazh negativ, që u dërgohet qytetarëve”, tha zoti Krasniqi.
Analistët janë të ndarë tek çështja e ndikimit të arrestimeve nga SPAK-u mbi zgjedhjet. Ndërsa zoti Krasniqi thotë se shumica e votuesve të dy partive të mëdha janë militantë besnikë dhe nuk ndikohen nga veprimet e SPAK-ut apo nga diskretitimi i figurave politike.
Nga ana tjetër, zoti Kalemaj thotë se arrestime të tilla do të kenë ndikim tek elektorati në zgjedhjet e ardhshme të majit.
“Për maxhoranën natyrisht që është një lajm i keq. Këtë e shprehu kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe zoti Rama sot. Duke patur parasysh peshën politike të Erjon Veliajt në qarkun Tiranë, ku zgjidhen plot 37 deputetë, është një peshë e paneglizhueshme, përveç faktit që bashkia Tiranë mund të hyjë në zgjedhje të parakohshme nëse zoti Veliaj nuk do të dalë nga qelia”, tha zoti Kalemaj
Ndërsa zoti Krasniqi mendon që për sa kohë opozita është vet kundërshtuese e SPAK-ut dhe për sa kohë është në proces hetimor një pjesë e madhe e saj, ose nën masa arresti, praktikisht Partia Socialiste nuk do të ketë atë dëm elektoral, që duhet të kishte në kushte të tjera.
“Kemi një zhvillim, që është kontravers. Nga një anë kemi politikanë, që deklarojnë se njohin vendimet e drejtësisë dhe nuk përfshihemi, sidomos nga maxhoranca, nga ana tjetër të gjithë zyrtarët e akuzuar për korrupsion vazhdojnë të kenë status në parti politike dhe mbrohen nga Partia Socialiste. Mbrohen në nivele partiake, mbrohen në nivele publike, mbrohen edhe në debat publike dhe nuk një shenjë vullneti që vërtet janë të gatshëm të distancohen nga zyrtarë të tillë”, tha zoti Krasniqi.
Sondazhet tregojnë se SPAK-u vazhdon të ketë një mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku si pjesa më e suksesshme e reformës në drejtësi. Politilogu Kalemaj thekson se SPAK-u lindi prej nevojës së madhe për të ndërprerë pandëshkueshmërinë në këtë vend, por politikanët kryesorë janë të dyzuar në mbështetjen e tij, duke e akuzuar për njëanshmëri politike, edhe pse kanë votuar reformën në drejtësi me vota maksimale.
“SPAK-u nuk është një parti politike. SPAK-u nuk është një aktor politik. Madje nëse ka brenda SPAK-ut që e mendojnë një gjë të tillë, janë të gabuar, sepse drejtësia duhet të jetë e verbër dhe duhet të jetë një pushtet i tretë dhe duhet të kemi kontroll dhe balancë recirpoke të pushteteve. SPAK-u është aty për të bërë detyrën e vet, hetimet anë afatet e tyre dhe politika duhet të përmirësojë ofertën ndaj qytetarëve, krahas mekanizmave të brendshme partiake për qarkullimin e elitave politike në bazë të meritokracisë dhe demokracisë së bredshme”, tha zoti Kalemaj.
Analistët theksuan se ligji mbi dekriminalizimin dhe lufta kundër korrupsionit kërkojnë që njerëzit e dyshuar dhe të akuzuar nga drejtësia të mos mbrohen politikisht, të mos promovohen nga organizata politike, duke u dhënë detyra në fushata zgjedhore, siç po ndodh në jo pak raste.
Lidhur me përfshirjen në hetimet e SPAK-ut ndaj zotit Veliaj edhe të kryetares së komisionit parlamentar të ligjeve Klotilda Bushka, analisti Kalemaj thotë se ende nuk janë ndriçuar shumë detaje dhe veprimtaria konkrete e saj.
“Deri tani duket se kemi të bëjmë me një ortakëri në interesa private, ndërsa dihet se zonja Bushka me bashkëshorten e Erjon Veliajt kanë një miqësi ndër vite dhe ortakëri në biznese. Fakti që ajo është një person i dyshuar, e bën më të rëndë faturën politike për Partinë Socialiste, pasi bëhet fjalë jo vetëm për Erjon Veliajn, njeriun e dytë më të rëndësishëm të PS-së, por edhe për kryetaren e komisionit të ligjeve në Kuvend”, tha zoti Kalemaj.
Ndërsa zoti Krasniqi theksoi se shumë deputetë të PS-së kanë bërë karrierë politike kryesisht për shkak të lobingjeve klienteliste dhe jo meritokracisë apo primareve, por një drejtues i fuqishëm e mbush listën me klientë të vet.
“Nuk është për t’u habitur që SPAK-u përfshin në hetimet e veta të gjithë kategoritë e këtyre politikanëve, pavarësisht nga funksionet që kanë në shërbim të ligjit, sepse qëllim më i madh për ta është të mbrojnë njëri tjetrin dhe jo ligjin. Asnjë zyrtar në Kuvend, as në qeveria dhe as në parti nuk jep dorëheqjen apo të bëjë hap pas kur i del emri në dosjet hetimore dhe kjo është një tjetër shenjë e situatës kontraversiale, kur të gjithë flasin për drejtësinë, por faktorët politikë janë kundër drejtësisë”, thotë zoti Krasniqi.
Analistët mendojnë që nëse opozita do të jepte mesazhin e një opozite të reformuar, me individë të rinj, me energji të reja dhe me personalitete të reja që duan ta ndryshojnë Shqipërinë, masat e fundit të drejtësisë do të ishin një ndihmë jashtëzakonisht e madhe për mbarëvajtjen e demokracisë shqiptare. VOA
Të fundit



Tiranë/ Gjendet 'shtëpi bari' në Laknas, arrestohet punonjësi i OSHEE
18 Mars 2025, 22:42





Zjarri në Shënkoll, dyshohet se janë djegur rreth 200 krerë bagëti të imëta
18 Mars 2025, 21:06

“Ndonjë hotel për çunat”/ Si bashkëpunonin policët me grupin kriminal në jug
18 Mars 2025, 20:38

A do të mbyllet lufta? Trump ngre shpresat me një armëpushim të plotë
18 Mars 2025, 20:24

Përplasi me makinë një çift për hakmarrje, dënohet me burg shqiptari në Angli
18 Mars 2025, 20:08
Aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci revolton Serbinë, kërkojë sqarime
18 Mars 2025, 20:04

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica
18 Mars 2025, 19:44
Video/ Zjarr masiv në një stallë bagëtish në Lezhë
18 Mars 2025, 19:33


Biseda telefonike Trump-Putin, Shtëpia e Bardhë zbardh negociatat
18 Mars 2025, 18:45


Lufta në Ukrainë/ Përfundon telefonata Trump-Putin, zgjati rreth 90 minuta
18 Mars 2025, 18:05
Marrëveshja historike Armeni-Azerbajxhan, “mundësi reale” për paqe
18 Mars 2025, 17:55
“Përplasja” Rama-Basha me video-selfie: një rikthim te ‘Pakti 2017’/ E SHPJEGUAR
18 Mars 2025, 17:51


Rutte: Trump mund të arrijë marrëveshje paqësore me Putinin për Ukrainën
18 Mars 2025, 17:19
KQZ miraton fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit
18 Mars 2025, 17:00
Qëlloi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
18 Mars 2025, 16:48




Rrezik për sigurinë ushqimore, Gjirokastra historike me “treg mesjetar”
18 Mars 2025, 15:47



17-vjeçari nga Kamza godet me thikë bashkëmoshatarin
18 Mars 2025, 15:08
Kur Beqirëve, vesi u del me shpirtin...
18 Mars 2025, 14:55
Prodhimi në kolaps, përveç ndërtimit, të gjitha aktivitetet me rënie
18 Mars 2025, 14:45


Bombardimet në Gaza/ Reagon për herë të parë Izraeli: Nuk kishim zgjidhje tjetër
18 Mars 2025, 14:13

PD denonocon: Gjykatës politikë po dënojnë aktivistët e opozitës
18 Mars 2025, 13:52
Drejtori i Veliajt paraqitet në SPAK
18 Mars 2025, 13:44
Zv/presidenti amerikan: Europa rrezikon vetëvrasjen e qytetërimit
18 Mars 2025, 13:33
Gjendet i pajetë 30-vjeçari në Devoll
18 Mars 2025, 13:16
Balliu: Opozita e opozitës është financimi më i madh i Edi Ramës
18 Mars 2025, 13:04
Asllani në prag të ndeshjes me Anglinë: Shkojmë për fitore në ‘Wembley’
18 Mars 2025, 12:55
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paraqitet në SPAK
18 Mars 2025, 12:31


Ekstradohet sot Lulzim Berisha
18 Mars 2025, 12:00
U përplas me makinën që po dilte nga servisi, humb jetën 25-vjeçari në Bërdicë
18 Mars 2025, 11:48
Zgjedhjet e 11 majit, caktohet drejtuesi i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR
18 Mars 2025, 11:39
Arrestohet në Maminas trafikanti i drogës i dënuar në Itali
18 Mars 2025, 11:25

Këto janë 5 shenjat që tregojnë se qeni juaj është i mërzitur
18 Mars 2025, 11:03
Kthehen pas 9 muajsh në Tokë, 2 astronautët e NASA-s të bllokuar në hapësirë
18 Mars 2025, 10:51

Vrasja e Gentjan Bejtjas, prokuroria dërgon për gjykim Ilir Beqarajn
18 Mars 2025, 10:23

Të shtënat në drejtim të “CFO Pharma”, policia jep detaje
18 Mars 2025, 10:00
18 Mars, dita botërore e punës sociale
18 Mars 2025, 09:51
Ulen temperaturat, rikthehen reshjet e dëborës në Veri dhe Juglindje
18 Mars 2025, 09:42

Qëllohet me breshëri arme në drejtim të kompanisë farmaceutike në Tiranë
18 Mars 2025, 09:24
16% e punonjësve në Shqipëri punojnë më pak se 10 orë në javë
18 Mars 2025, 09:13
Pazaret e Ramës për 11 majin: Më jepni votën, t’iu jap BE-në
18 Mars 2025, 09:09
Trump dhe Putin do të diskutojnë armëpushimin në Ukrainë
18 Mars 2025, 08:52
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
18 Mars 2025, 08:35

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
18 Mars 2025, 08:15
Parashikimi/ Ulen temperaturat, e martë me mot të kthjellët
18 Mars 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
18 Mars 2025, 07:46
Bushati: PS do ishte shuar nëse nuk do kishte bërë aleancë me krimin
17 Mars 2025, 22:57

Vangjeli: 6 deputetë të PS nuk do e përfundojnë mandatin
17 Mars 2025, 22:28




Xhaferri: Lista e PS me emra “të vjetër”! Lista e PD fituese e zgjedhjeve
17 Mars 2025, 21:20



Këlliçi prezanton kandidatet për deputete në njësinë 9 në Tiranë
17 Mars 2025, 20:23
BIRN: Kuvendi zgjedh një bord politik për drejtimin e RTSH
17 Mars 2025, 20:14
Tri besime të zakonshme mund të shkatërrojnë lidhjen ose martesën tuaj
17 Mars 2025, 20:05
Nuk arriti dakordësi as me Lapajn, Sula: Kishte në lista familjarë dhe të afërm
17 Mars 2025, 19:47




Lista e PS në Fier si bunker ndaj SPAK!
17 Mars 2025, 18:59