Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analistët për VOA: PD dështoi të zgjidhte konfliktin me mekanizma politike

Në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe ish kryeministri Sali Berisha, shkëmbyen sot akuza për protestën e djeshme.
Ata fajësuan njëri tjetrin për pasojat që protesta la pas, për plagosjet e pjesëmarrësve dhe dëmet materiale.
Për protestën reagoi edhe kryeministri Rama, i cili e përshkroi si një ngjarje të rëndë.
Ndërsa analisti i njohur, Blendi Ceka, thotë për “Zërin e Amerikës” se Partia Demokratike dështoi për të zgjidhur një konflikt të brendshëm përmes mekanizmave politikë.
Një ditë pas protestës së djeshme, politikanët kryesorë të majtë e të djathtë shprehën të njëjtat qëndrime kundër njëri tjetrit si edhe më parë, sa i takon tubimit edhe nevojës për riorganizim të opozitës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se ish kryeministri Sali Berisha ushtroi dhunë dje ndaj selisë dhe njerëzve të opozitës, duke provokuar viktimizim të pjesëmarrësve dhe se sot u kthye në vendin e krimit, duke buzëqeshur mbi gërmadhat, që shkaktoi me ndjekësit e tij të gënjyer.
“Askush të mos mendojë se këto ngjarje të dhunshme të orkestruara nga trekëndëshi i Bermudës (Rama - Berisha - Meta) do ta frenojnë Partinë Demokratike në përpjekjet për riorganizim. Përkundrazi. Pikërisht nga këto rrënoja që la pas dhuna e djeshme e organizuar nga zoti Berisha, Partia Demokratike do të ringrihet dhe do të kthejë shumicën në pushtet, ndërsa ata që vodhën dhe deformuan vullnetin e saj politik do të japin llogari për krimet dhe korrupsionin që po kryejnë së bashku me oligarkët shërbëtorë të tyre. Shumica e shqiptarëve duan ndryshim”, - tha zoti Basha.
Organizatori i protestës së djeshme, Sali Berisha, tha para mediave në oborin e selisë qendrore të PD-së se protesta ishte paqësore, dhe se revolucioni paqësor nuk mund të ndalet.
“Erdha këtu që në emër të komisionit të përkohshëm organizativ të shpreh respektin tonë të thellë për heronjtë e 8 janarit, që i provuan kujtdo se askush nuk mund të ndalë përpjekjet për konsolidimin e pluralizmit politik në Shqipëri”, - tha zoti Berisha.
Studiuesi i njohur i zhvillimeve politike të Shqipërisë, dr.Blendi Ceka, thotë se një dështim i jashtëzakonshëm u shënua dje për zotërinjtë Basha e Berisha dhe për të gjithë burokracinë e Partisë Demokratike.
“Tek figurat e PD-së është investuar për 30 vjet nga shoqëria, dhe ata ende nuk kanë një mekanizëm që zgjidh mosmarrëveshjet, por përkundrazi rreshtohen si grupe klientele pa dhënë asnjë alternativë politike, pa i siguruar asnjë imunitet partisë si strukturë me funksionim normal, gjë që vë në pikëpyetje seriozisht ekzistencën e saj, se për çfarë arsye duhet të ekzisotjë nëse nuk gjen mirëkuptim midis pikëpamjeve të ndryshme brenda saj”, thotë zoti Ceka.
Analisti i njohur pjesëtar i departamentit të shkencave politike në Universitetin e Tiranës, thotë se partitë kryesore politike, edhe Partia Socialiste, kanë mbetur prapa shoqërisë, dhe shoqëria i ka tejkaluar ato.
“Partitë janë shndërruar në ndërmarrje klienteliste, që në vetvete nuk ndajnë besime, nuk ndajnë përbashkësime, dhe kanë shumë probleme me përfaqësimin e shoqërisë. Kjo që ndodhi me Partinë Demokratike është rrjedhojë e faktit se është shndërruar në një ndërmarrje klienteliste me aksionerë privatë, të cilët e shohin subjektin politik thjesht si një instrument për të marrë pushtetin dhe për të nxjerrë përfitime. Kjo është një krizë afatgjatë, e cila kulmoi me atë që ndodhi të shtunën. Ky është një degradim i ardhur në kohë edhe në Partinë Demokratike edhe në Partinë Socialiste, e cila mban ekuilibrat thjesht sepse është në pushtet”, - theksoi zoti Ceka.
Për protestën e djeshme nuk munguan as komentet e kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi atë si një ngjarje e rëndë, absurde, ekstreme dhe qesharake njëkohësisht.
“Ndodhia e djeshme ishte një ndodhi shumë e rëndë për demokratët dhe për të gjithë shqiptarët dhe për vetë Shqipërinë. Ishte një lajm absurd, krejt befasues, sa i rëndë aq edhe qesharak, që në një vend demokratik sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj, është diçka e pa ndodhur kurrë në dijeninë time, në historinë e botës demokratike, diçka ekstreme, diçka që shkon përtej çdo logjike”, - tha zoti Rama.
Ndërsa studiuesi Ceka thotë se ndërhyrja e policisë ishte profesionale dhe shmangu fatkeqësi më të mëdha, ndërsa akuzat që secila palë i bën asaj janë përpjekje për ta lidhur rivalin e vet me qeverinë.
Ndërsa këto zhvillime, sipas tij, mund të sjellin fryte pozitive, sepse të vërtetat po shihen hapur dhe kështu zgjidhjet mund të gjenden më lehtë.
Zoti Ceka shtoi se shpreson që zhvillimet të sjellin maturimin e politikës dhe afrimin më të madh të saj me qytetarët.
“Besoj se është më mirë të kemi këtë lloj përballje se sa të kemi hipokrizi. Sot faktikisht kemi më shumë se gjysmën e shoqërisë që voton kundër qeverisë, por nga ana tjetër kemi një opozitë pa asnjë lloj legjtimiteti, e degraduar nga pikëpamja e organizimit, pa alternativë dhe pa shpresë. Ky është realiteti dhe duhet parë ashtu si është. Është më mirë për shoqërina ta shohë në sy këtë të vërtetë se sa të kemi ekuilibra fiktivë pozitë - opozitë, të cilat e deformojnë shoqërinë më shumë se sa kjo protestë që ndodhi. Kjo mund të bëhet një krizë e mirë, se mund të sjellë reflektime serioze nga për të patur zhvillime përmbajtësore në krahun e opozitës. Njëlloj edhe nevojitet për socialistët”, - thotë zoti Ceka.
Përkrahës të ish kryeministrit Sali Berisha sulmuan dhe dëmtuan rëndë selinë e Partisë Demokratike. Protesta e thirrur kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, u bë menjëherë e dhunshme, ndaj edhe pati disa plagosje dhe arrestime.
Megjithë rezistencën e personave nga brenda godinës, protestuesit depërtuan në brendësi të godinës, pasi shkatërruan për disa orë sulmi me pajisje hekurthyese dyert e mbyllura me elemente metalikë.
Diplomatët amerikanë, europianë dhe OSBE dënuan dhunën dhe u kërkuan organizatorëve të ulin tensionet e protestës, e cila u shpërnda nga policia./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38