Flash News

E-TJERA

Analisti: Aktet politike e kanë dëmtuar Shqipërinë më shumë se bandat kriminale

Analisti:  Aktet politike e kanë dëmtuar Shqipërinë më

Analisti Lorenc Vangjeli foli për bandat shqiptare dhe zhvillimin e influencës së tyre përtej kufijve, por edhe brenda vendit.

I ftuar në A2 CNN, ai tha se ka akte politike që kanë qenë më të dëmshme se veprat e grupeve të strukturuara kriminale në vend. 

“Ka akte politike që janë bërë në këtë vend, të cilat ku e ku kanë qenë më të dëmshme se veprat e grupeve të strukturuara kriminale. Këtu akte kanë ndikuar në mënyrë kriminale në jetën e të gjithë shoqërisë. Vendime të gabuara politike. Këto kanë ardhur nga padija, nga ligësia”, tha Vangjeli. 

Ai tha më tej se në harkun e 10 viteve këto grupe janë rritur jashtëzakonisht shumë, por mohoi kategorikisht pjesën që të jenë bërë mbretërit e kokainës.

“Me trafikun e kanabisit, grupet kriminale shqiptare arrijnë të sigurojnë logjistikë, financën e nevojshme, kontaktet e duhura. Një grup, i cili është i aftë të kalojë nga njëra anë e detit 1 ton kanabis do ta kishte shumë më të lehtë ta bënte këtë me 100 kg kokainë.

Ky është momenti i parë i depërtimit të shqiptarëve në hallkën e parë të zinxhirit në vendet e burimit. Fillimisht, lajmet që na vinin ishin gati-gati sikur disa turistë shkonin në Amerikën Latine, ku çoheshin disa para atje, por edhe dikush që qëndronte si peng atje.

Në harkun e 10 viteve, këto grupe kriminale kanë arritur të kontrollojnë të gjitha hallkat e këtij zinxhiri. Nuk e besoj dot, pasi më duket e pamundur, deklarimit politike që i klasifikojnë Shqiptarët si majën apo mbretërit e tregut të kokainës. Ata e kanë një pjesë, por ne ja shumëzojmë shpesh me 100. Ata janë bërë shumë të dukshëm, por në mënyrë absolute nuk qëndrojnë në krye të kupolës”, tha Vangjeli. 

 

 

Të fundit