Flash News

E-TJERA

Analisti amerikan: Blinken gaboi në Tiranë, duhet të kishte takuar të gjitha palët

Analisti amerikan: Blinken gaboi në Tiranë, duhet të kishte

Analisti amerikan, Edward Joseph, profesor i universitetit ‘John Hopkins’, komentoi vizitën e sekretarit amerikan Antony Blinken-it në Tiranë dhe shmangien e takimeve me opozitën.

Në Syri tv, Joseph tha se ishte e gabuar që Sekretari i Shtetit nuk takoi përfaqësuesit e opozitës gjatë vizitës së tij në Shqipëri dhe se SHBA e humbi mundësin që të takonte të gjitha palët dhe t’i jepte jehonë parimeve të demokracisë.

Unë nuk i kritikoj gjithmonë Shtetet e Bashkuara. Administrata Biden ka gabimet e veta, Sekretari i Shtetit Blinken është i përfshirë në mënyrë aktive në rajon.

Shohim korrespondencën e tij, vizitën e fundit që bëri në Tiranë ku sekretari Blinken shprehu mbështetjen dhe mirënjohjen për Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë SHBA-së.

Kryeministri Rama sigurisht që i meriton këto lëvdata, por ajo çka duhet të shohim nga Shtetet e Bashkuara është që të ngrenë zërin në emër të demokracisë. Sekretari Blinken duhet të ishte takuar me anëtarët e opozitës. Duhet tja kishte bërë të qartë kryeministrit Rama se janë të domosdoshme zgjedhjet konkurruese, të drejta transparente sepse janë hallka thelbësore e demokracisë.

Duhet një parlament funksional ku të këshillohet, të ketë diskutime sepse kjo përbën thelbin e demokracisë. Shtetet e Bashkuara besojnë në një demokraci konkurruese dhe aktive. Partitë politike mund të kritikojnë lehtësisht situatën dhe në mediat të ketë të njëjtin akses . Ky ishte gabim nga ana e Blinkenit sepse SHBA e humbi mundësinë në vizitën në Tiranë për të takuar të gjitha palët, jo vetëm zotin Rama, në mënyrë që ti jepte jehonë parimeve demokratike”, tha Joseph.

 

Të fundit