Flash News

E-TJERA

Analisti: Amnistia Fiskale theu besimin e ndërkombëtarëve tek Rama

Analisti: Amnistia Fiskale theu besimin e ndërkombëtarëve tek

Analisti Genc Burimi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e ka thyer besimin e ndërkombëtarëve me propozimin e ligjit për Amnistinë Fiskale.

I ftuar në Syri TV, Burimi u shpreh se, Shqipëria nuk mund të hiqej nga lista gri e pastrimit të parave.

“Perëndimi është si motor makine dhe kërkon një kohë të gjatë për tu kthyer. Edhe me Ramën, duhet që të kthehet në afat gjatë dhe është një vendim gjeopolitik

E kanë filluar ndryshimin ndaj opozitës. Dhënia e vulës. Perëndimi po përgatit momentin e duhur, që nëse Rama nuk u duhet më, e hedhin dhe mbaroi kjo punë. Perëndimi duhet të gjejë një marrëveshje me Berishën.

Ajo që më habit sot është, pse është shpallur non grata, pa asnjë fakt. Pse nuk shpall non grata Beqajn, Veliajn. Berishën e bënë thjeshtë me artikuj shtypi.

Beqajn e ke me akuzë publike.

E shpallën Berishën non grata sepse menduan se me Ramën do të bënin rrugë të gjatë këta. Pika e thyerjes e Ramës me ndërkombëtarët ishte aministia. Amnistia u kushtoi ndërkombëtareve, sepse e hoqën Shqipërinë nga lista gri, e pastrimit të parave, nuk e meritonte Shqipëria. Para dy javësh futën Monakon.

E Shqipërinë e hoqën, se kishin negociata me Ramën. Si mund ta lësh Shqipërinë jashtë saj, me këto që po ndodhin. Nuk mund të mbajë më ujë pilafi, ndryshe do të kthehet në një përbindësh“, tha Genc Burimi.

Të fundit