Flash News

E-TJERA

Analisti: Do apo nuk do gjykata, Sali Berisha ngelet kryetar i PD

Analisti: Do apo nuk do gjykata, Sali Berisha ngelet kryetar i PD

Analisti Artur Zheji tha se do apo jo gjykata, Sali Berisha ngelet kryetar i Partisë Demokratike.

I ftuar në studion e News 24, Zheji u shpreh se zvarritja e çështjes së PD-së nga ana e gjykatës, favorizon Berishën dhe penalizon Alibeajn me të vetët. Sipas tij, demokratët janë shprehur me votë dhe se faktet në këtë rast janë të qarta.

“Zvarritja shkon në favor të njërës palë, të grupit të Doktorit, dhe penalizon Alibeajn. Fituesi kryesor është Doktori në këtë rast. Doktori do të thotë që demokratët u shprehën me votë dhe gjykata do të na vijë pas. Kaq, shumë e thjeshtë. Faktet janë kokëforta, Berisha ngelet kryetar i PD-së, do apo nuk do gjykata. Berisha tha se do dyfishojë rrogat dhe pensionet sepse do luftojë korrupsionin në atë shkallë sa të gjejë paratë, ku i dihet”, tha Zheji.

 

Të fundit