Flash News

E-TJERA

Analisti: Ka një plan Rama-Vuçiç-Soros për ndarjen e Kosovës dhe kalimin e pasurive Serbisë

Analisti: Ka një plan Rama-Vuçiç-Soros për ndarjen e

Analisti Enver Bytyçi tha se presidenti Aleksandër Vuçiç, Edi Rama dhe multimiliarderi George Soros janë angazhuar në ndarjen e Kosovës dhe kalimin nën sovranitetin e Serbisë.

I ftuar në A2 CNN, Bytyçi deklaroi se ka një plan mes Ramës, Vuçiçit dhe Sorosit që pasuritë e Kosovës miniera e Trepçes të mos jenë  pjesë e territorit të Kosovës, por t’i kalojnë Serbisë në mënyrë që më pas të shfrytëzohen nga Soros.

“Senatorë amerikanë e departamenti i Mbrojtjes këmbëngulin që pjesa e fajit qëndron te pala serbe, kurse DASH fajësoi Kosovën me të gjitha tonet e pazakonta. Kjo diskordancë qëndrimesh ka vetëm një burim dhe vetëm një; në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës e Serbisë duket që janë angazhuar Vuçiç, Soros dhe Rama, të tre kanë paraqitur një plan që pasuritë e Kosovës miniera e Trepçes të mos jenë pjesë e territorit të Kosovës dhe bëjnë të pamundurën të realizojnë ndarjen e Kosovës dhe kalimin e pasurive të Kosovës nën sovranitetin e Serbisë dhe këto pasuri t’i shfrytëzojë Soros”, tha Bytyçi.

Bytyçi tha se Rama ka treguar përherë me drejtuesit e shtetit të Kosovës një frymë përçarëse dhe konfrontimi, pasi e sheh veten si “Zeusi” dhe i do të gjithë nën diktat.

“Në gjykimin tim karakteri dhe temperamenti, etika e zotit Rama është e tillë që vendos vetë për gjithçka dhe nuk konsultohet me askënd dhe për asgjë, aq më pak për Kosovën dhe me Kosovën. Ai ka marrë përsipër të luajë rolin e lidershipit shqiptar në tërësi. T’u kërkojë të gjithë shqiptarëve kudo janë, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës dhe Presidenten e Kosovës, tu kërkojë që të rrinë nën diktatin e pikëpamjeve të tij. Ta shohë veten si një Zeus që qëndron mbi të gjithë të tjerët dhe që vendos për interesat e kombit në tërësi, dhe Kosovës e madje dhe për njerëzit marrin apo nuk marrin frymë.

Nuk e shoh të pazakontë qëndrimin e tillë të zotit Rama. Ka pasur sjellje të tilla arrogante dhe përçarëse edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dhe me Abdullah Hotin që ka qenë kryeministri më i urtë i Kosovës. Ka pasur konflikte, konfrontime, grindje. Në rastin konkret mendoj se zoti Rama ka synuar të marrë rol protagonisti më të madh se në rastet e tjera. Të promovohet si lider rajonal, që lufton për paqe dhe fuqitë e mëdha amerikane në rajon”, u shpreh Bytyçi.

Të fundit