Flash News

E-TJERA

Analisti kritika Bashës: PD, një mini Ramë me të njëjtat rregulla

Analisti kritika Bashës: PD, një mini Ramë me të

Analisti Arjan Curri ka kritikuar kreun e PD-së, Lulzim Basha lidhur me situatën aktuale në kampin demokrat. Ai tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen dhe se nuk mund të vazhdohet duke thënë se Rama ka bandat dhe lekun.

Sipas tij, Partia Demokratike është një mini shtet me të njëjtat rregulla si të Ramës. Më tej ai shtoi se Basha nuk ikën asnjëherë vetë nga posti i kryetarit të partisë, nëse vetë anëtarësia nuk e rrëzon fuqishëm në të njëjtën shumicë që presim që shqiptarët të rrëzojmë Ramën.

“Qarja me obobo dhe olele se ky ka bandat dhe lekun, tani i bie që ta durojmë dhe këtë 50 vjet. Kësaj i bie të durojmë Stalinin dhe Bashën. Po futeni në lojën dhe vallen e Ramës ndërsa kam dhënë këshilla që të mos bëheni si ai.

Nuk mund të vazhdoni të thoni ka bandat e lekët dhe për fatin tonë të keq, këtë mandate do të ketë më tepër, do i shtohen lekët. Për gjithë gabimet në metoda, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, qoftë edhe simbolikisht.

Në PD ka kritika nga eksponentë të lartë që thonë se zgjedhjet brenda PD do të manipulohen. Ristani del e thotë se nuk ka gjykatë të brendshme. Këtej Rama nuk ka konkurrentë për ta rrëzuar dhe vetë Basha nuk ka konkurrentë për ta rrëzuar. Edhe PD është një mini shtet, një mini Ramë me të njëjtat rregulla.

Do presim derisa durimi të arrijë maksimumin. Doja të them që PD sikundër partitë e tjera janë biznese private të njerëzve që kanë ngritur ato. PD është investim i dy njerëzve, i Berishës dhe benjaminit të tij, Bashës.

Në këtë kuptim, Basha mirë e bën se të njëjtën do bëja, nuk do të iki kurrë edhe pas 30 vjetësh nëse vetë anëtarësia nuk e rrëzon fuqishëm në të njëjtën shumicë që presim që shqiptarët të rrëzojmë Ramën”, u shpreh Curri në emisionin "Open".

Të fundit