Flash News

E-TJERA

Analisti: Nëse BE nuk na hap dyert duhet të konsiderojmë Turqinë dhe vendet arabe

Redi Shehu, një panelist i debateve televizive, të cilit stacioni shtetëror turk TRT i referohet si ‘kreu i think tankut ‘Medius’ me qendër në Tiranë’, ka dhënë një intervistë për median e sipërpërmendur. Shehu flet për marrdhëniet shqiptaro-turke të intensifikuara sipas tij që me ardhjen në krye të qeverisë së kryeministrit Rama. Në pjesët e shkëputura nga intervista më e gjatë (e gjeni këtu të plotë në anglisht), Shehu mëshon te dy fakte: ka një rritje të vlerësimit për Turqinë në opinion, më shumë se për ShBA dhe BE, dhe tjetra, nëse BE nuk është gati ta presë Shqipërinë si antare, atëherë vendi duhet të shohë alternativa të tjera si Turqia apo edhe vendet arabe të Gjirit. Ajo që duhet theksuar është se për herë të parë ndoshta një analist shqiptar hedh idenë e një alternative post-BE, që e sheh Shqipërinë pjesë e një boshti ‘islamik’. Në fillim të viteve ‘90 Shqipëria është bërë antare e Konferencës së vendeve islamike, por drejtimi i saj oksidental ka qenë i qartë.

Gjithashtu Shehu, bashkë me një grup tjetër ‘intelektualësh muslimanë’, njihen si 'erdoganistë' në Tiranë. Në debatin e fundit që ka përfshirë Partinë Demokratike ata janë rreshtuar hapur në krah të Lulzim Bashës.

Analisti: Nëse BE nuk na hap dyert duhet të konsiderojmë

TRT: Vitet e fundit, Turqia është përfshirë shumë në Shqipëri në fusha të tilla si investimet, arsimi, arti dhe kultura, si dhe ndihma ndaj tërmeteve. Si perceptohet ky angazhim në vend dhe sa të afërta janë marrëdhëniet turko-shqiptare pas gjithë ndërprerjeve të pavullnetshme të shekullit të 20-të?

Shehu: Po, është e vërtetë që marrëdhëniet Turqi-Shqipëri që nga viti 2013 kanë pësuar një rritje të ndjeshme nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, për të arritur marrëveshjen e 6 janarit 2021 kur u nënshkrua pakti i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy vendeve.

Që në kohën e Mustafa Kemal Ataturkut, mes dy vendeve është nënshkruar marrëveshja e miqësisë së përjetshme, e cila ka vazhduar të ekzistojë edhe gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

E njëjta marrëdhënie ka vijuar edhe me kryeministrat Demirel, Turgut Ozal, Tansu Çiller, Ecevit, Erbakam. Ndërsa nën qeverisjen e Rexhep Tajip Erdogan, kjo marrëdhënie është konkretizuar me një nivel të lartë investimesh turke në Shqipëri në vlerën 3.5 miliardë dollarë, 600 kompani dhe 15 mijë punonjës. Jo vetëm kaq, por Turqia dhuroi 520 apartamente për viktimat e tërmetit, një spital rajonal në qytetin e Fierit dhe një milion vaksina.

Kjo marrëdhënie, e cila perceptohet si "vëllazëri", ka rritur afeksionin e popullit shqiptar për qeverinë turke si dhe për vetë popullin dhe kulturën turke, të cilat sipas sondazheve të kryera nga OJQ-të perëndimore në Shqipëri, tregojnë se shkalla e rritjes së vlerësimi për Turqinë është më i madh se shkalla e rritjes së vlerësimit për SHBA dhe BE.

TRT: Duke pasur parasysh afrimin  midis Turqisë, Izraelit, Egjiptit dhe monarkive të Gjirit Arab, përfshirja më e madhe e Shqipërisë në këtë proces të ri a mund të jetë një alternativë ndaj procesit të anëtarësimit në BE, i cili vazhdon të vonohet?

Shehu: Në momentin që po flasim, Shqipëria ndodhet në një situatë ku as Bashkimi Evropian nuk duket se mund të shtohet me anëtare, por as një organizëm i qartë i kristalizuar nga ana tjetër nuk duket në horizont.

Integrimi europian për shqiptarët duket të jetë ende prioriteti kryesor, por kjo nuk do të thotë se në të ardhmen e afërt nëse BE-ja është lodhur nga zgjerimi dhe nuk dëshiron të prezantojë anëtarë të rinj, Shqipëria nuk duhet të kërkojë alternativa të tjera që ofrojnë prosperitet, sundim të ligjit dhe siguri.

 

 

Të fundit