Flash News

E-TJERA

Analisti: Nëse ish-zyrtares nuk do t’i kapeshin paratë, do t’i pastronte me amnistinë fiskale

Analisti: Nëse ish-zyrtares nuk do t’i kapeshin paratë, do

Analisti Genc Burimi dhe deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi janë përfshirë në një debat lidhur me grabitjen e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, nga pastruesja.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Burimi iu drejtua Koçit duke i thënë se nëse Klosit nuk do t’i ishin vjedhur paratë nga pastruesja, atëherë do t’i pastronte përmes amnistisë fiskale.

Deputeti socialist u shpreh se pyetja të iclin Burimi i drejtoi, lidhet me një çështje teknike për të cilën ai nuk e ka një përgjigje.

Pjesë nga biseda:

Burimi: Të bëj një pyetje zoti Koçi? Nuk fola për drejtësinë, fola për aministinë fiskale? Kjo zonjë, ato para, po të mos ishin kapur, do ishin pastruar me aministinë fiskale. Po apo jo? Budallaqe nuk është ajo.

Koçi: Nuk e di, kjo është një çështje që është teknike.

Burimi: Nuk është teknike, është politike.

Koçi: Të bësh një pyetje konkrete dhe të thuash, paratë e kësaj zonje do të aminstoheshin apo jo, këtë unë nuk mund ta di. Duhet të dish përmbajtjen e draftit dhe më pas të ligjit.

Të fundit