Flash News

E-TJERA

Analisti: Nëse Vuçiç njeh Kosovën përfundon në burg

Analisti: Nëse Vuçiç njeh Kosovën përfundon

Analisti i njohur Genc Burimi ka deklaruar se nëse presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç njeh pavarësinë e Kosovës, ai përfundon në burg.

Në një intervistë në Syri tv, Burimi shprehet se në qoftë se Vuçiç respekton dhe zbaton marrëveshjen e Ohrit, ai do të arrestohet për tradhti, sepse kushtetuta e Serbisë e njeh Kosovën si krahinë të saj.

Dombasi fshihet tek asosacioni. Kurti nuk e pranon këtë për dy arsye. E para, sepse përmban brenda asosacionin dhe e dyta, më e rëndësishmja, Kurti në një farë mënyre i lë të kuptojë perëndimorëve  që, në rregull me asosacionin, por në çast të jetë edhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit , pra instalimi i marrëveshjes diplomatike të dyfishta në Beograd dhe në Prishtinë.

Këtë gjë s’mund ta bëjë kurrë Vuçiç. Pse?! Sepse nëse Vuçiç vendos ambasadë në Prishtinë, Vuçiç arrestohet për tradhti ta lartë sepse në kushte të Serbisë e ke që Kosova është pjesë e Serbisë. Këtu është nyja gordiane. Asosacioni është një hi syve sepse ty të krijon një Dombasi dhe nuk ke asnjë garanci më pas që Vuçiç ta pranojë planin e Ohrit”, u shpreh Burimi.

 

Të fundit