Flash News

E-TJERA

Analisti nga Kosova: Albin Kurti kërkon të fusë në kurth Ramën! Ky është skenari që dëmton Shqipërinë dhe Kosovën

Analisti nga Kosova: Albin Kurti kërkon të fusë në kurth

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, me anë të një deklarate ka kërkuar që Shqipëria të angazhohet në një padi ndërkombëtare në Gjykatën e Hagës ndaj Serbisë, për gjenocid në Kosovë.

I ftuar në Top Talk, analisti Milaim Zeka mendon se pas kërkesës, qëndron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 

Sipas tij, nuk duhet ta bëjë qeveria shqiptare një gabim të tillë, që do të amnistonte Serbinë nga krimet e kryera në Kosovë, duke u nisur nga fakti se është e humbur para gjykatës ndërkombëtare.

“As Mlladiçi që kishte 1 milion prova për Bosnjën nuk u akuzua për genocid. Ne jemi më të dobët me provat”, thotë Zeka.

Analisti kujton se “në momentin që një gjykatë ndërkombëtare merr vendim se Serbia nuk ka kryer genocid në Kosovë, atëherë një politikan i Kosovës dhe i Shqipërisë, në çfarëdo forumi ndërkombëtar nuk mund të bëjë këtë padi, të paktën politike”.

“Qeveria Kurti po vazhdon duke luajtur rolin e një qeverie hipokrite, e cila ndërkohë nuk ka pranuar vaksinat nga kryeministri Edi Rama, vetëm për inate politike. Po kërkon të fusë në kurth Ramën dhe qeverinë e Shqipërisë, duke i bërë thirrje publike për ngritjen e një padie në gjykatën ndërkombëtare për genocid. Është kurth sepse hap armiqësi mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë që ne i propozuam Edi Ramës dhe Presidentit të Shqipërisë që të bëjë një padi por ata nuk e bënë dhe kjo shkakton një hasmëri dhe një urrejtje”, thotë Zeka në “Top Talk”.

Sipas Zekës, këto veprime, Kurti i bën si “strategji e tij që qytetari i Kosovës ta humbë vëmendjen nga problemet reale”. “Problem real për qytetarët tanë atje është vaksinimi i popullsisë dhe papunësia”, shton analisti.

 

 

Të fundit