Flash News

E-TJERA

Analisti: Patronazhistët, suksesi i Ramës në zgjedhjet e 25 prillit, mund të shndërrohet në bumerang

Analisti: Patronazhistët, suksesi i Ramës në zgjedhjet e 25

Analisti dhe gazetari Arion Sulo deklaron se patronazhistët, të cilët ishin suksesi i Edi Ramës në zgjedhjet e 25 prillit, mund të shndërrohet në bumerang.

I ftuar në “Top Talk” mbi situatën politike në vend, Sulo thotë se patronazhistët kanë cenuar të dhënat e zgjedhësve dhe kanë ndikuar tek vota. Gazetari thotë se gati kanë përndjekur njerëzit duke i treguar se mund t’i zgjidhin problemet vetëm nëse i jepnin votën.

Pjesë nga biseda:

Dyrnjaja: Pse bëri gabim Rama që i mbrojti patronazhistët?

Sulo: I mbron në mënyrë permanente sepse aty varet një pjesë e fitores së zgjedhjeve të 25 prillit.

Dyrnjaja: Nuk është cenuar tha asnjë e dhënë?

Sulo: Është cenuar jashtëzakonisht. E para është në SPAK dhe nuk po bën punën e vet që nuk po i heton dhe një gjë në hetim nuk duhet paragjykuar sic e paragjykon kryeministri. E dyta, patronazhistët nuk është rrjedhje të dhënash e një karte bosh.

Dyrnjaja: Po ranë patronazhistët, ranë dhe zgjedhjet.

Sulo: Ja përgjigja e pyetjes sepse janë 900 mijë zgjedhës që i janë marrë të dhënat. Për mua është ndikuar vota. Kryeministri tha se karta jonë është “bosh”, nuk ka numër siguracioni shëndetësor, nuk ka të dhëna personale që preken. Duket se është e vërtetë, por historia e patronazhistëve është ajo që është marrë numri i telefonit, është pyetur çfarë halli ke, i ke thënë që ke legalizimet për të bërë, është futur në punë… Është ndikim tek vota, i është marrë privatësia e votës. Është shit-blerje e votës. Patronazhistët  gati kanë përndjekur njerëzit duke futur në shtëpi, duke futur në halle, duke thënë “po të më japësh legalizimin, do më votosh mua?” Kanë dalë të dhëna të tilla.

Të fundit