Flash News

E-TJERA

Analisti: Qeveria nuk do një president luftarak, por shërbëtor të së majtës

Analisti: Qeveria nuk do një president luftarak, por shërbëtor

Analisti Artan Hoxha thotë se mazhoranca kërkon presidenti i ri i vendit të jetë një person që të jetë shërbyes i së majtës dhe që nuk do të jetë luftarak në mbrojtje të Kushtetutës.

I ftuar në ‘Opinion’, Hoxha ka shpjeguar se që nga i ndjeri Bujar Nishani deri tek Ilir Meta janë zhvilluar beteja për mbrojtjen e Kushtetutës, gjë të cilën sipas tij, mazhoranca nuk e dëshiron me presidentin e ri.

“Presidenti i ardhshëm nuk di ti ngjajë fare Metës. Di që Meta ka fituar 7 beteja në Kushtetuese. Që ta duash ndryshe, pra që nuk do një president luftarak, ndaj akteve antikushtetuese që nxjerr herë pas here çdo qeveri.

Nga presidentët që kemi parë deri tek Meta, beteja të spikatura dhe të shumta në Kushtetuese ka bërë Nishani dhe Meta. Qeveria nuk do një president luftarak për të mbrojtur Kushtetutën. Pres të jetë shërbyes i të majtës”, thotë Hoxha.

Të fundit