Flash News

E-TJERA

Analisti: Reforma në Drejtësi nuk është shkaku real i konfliktit PS-LSI

Analisti: Reforma në Drejtësi nuk është shkaku real i

Analisti Arjan Vasjari deklaron se në këndvështrimin e tij konflikti PS-LSI nuk është Reforma në Drejtësi.

I ftuar në ‘Real Story’, analisti thekson se Reforma në Drejtësi është ndërtuar në një mënyrë të tillë, që nuk e prek dot askush.

E vërtetë është që PD dhe LSI e votuan reformën në drejtësi, por nuk është argument. E vërtetë është që e kanë votuar, por aq e vërtetë është që sulmet ndaj Reformës në Drejtësi kanë ardhur nga opozita. Këtu u fillua me të drejtë tek ky konflikt mes presidentit dhe kryeministrit.

Secili ka një pikëpamje të tij lidhur me arsyen pse. Unë kam një pikëpamje pak tjetër. Së pari unë ndjej vështirësi nga ky konflikt sepse dy përfaqësuesit kryesor të arkitekturës institucionale të shtetit, janë bërë flakëhedhësit kryesor ndaj shtetit.

Ata janë veçse që e kanë shtruar shtetin në fushëbetejë. Kjo nuk është një betejë brenda dy krerëve të shtetit, por kriza e antishtetit. Unë nuk besoj që Reforma në Drejtësi është shkaku real i konflikti mes PS dhe LSI. Reforma në Drejtësi është ndërtuar në një mënyrë të tillë, që nuk e prek dot askush. Nuk ka ç’ti bëj Reformës në Drejtësi as Basha, Meta, apo Rama”, tha Vasjari.

 

 

 

Të fundit