Flash News

E-TJERA

Analisti: Veprimet e Yuri Kim në raport me opozitën, forcuan pushtetin e Ramës

Analisti: Veprimet e Yuri Kim në raport me opozitën, forcuan pushtetin

Analisti Sami Neza ka bërë një bilanc të aktivitetit të ambasadores amerikane Yuri Kim në Shqipëri, e cila sot mbajti fjalimin e “lamtumirës” në përfundim të mandatit si diplomate.

I ftuar në studion e A2 CNN, Neza tha se një pjesë e aktiviteteve të ambasaodres dhe raporti i saj me opozitën, forcuan pushtetin e Ramës.

Pavarësisht punës së ambasadës, Neza thotë se nuk ka hapa përparimi pasi niveli i korrupsionit mbetet më i lartë se në vitin 2017 dhe lidhja e krimit të organizuar me qeverinë është forcuar.

“Është një ndër zërat e lartë, pritshmëria ndaj saj është e madhe dhe perceptimeve që krijon ambasada amerikane dhe i reflekton ato dhe ndikojnë politikën në vend, ka relativizëm si e vlerësojmë ne ambasadoren dhe punën e ambasadës, disa nga ambasadorë kanë kaluar në pension pas mbarimit të mandatit, ndërsa Kim është ndër ambasadorët që kanë marrë postin më të lartë. Nga ana tjetër, sa i përket perceptimit të brendshëm, ajo ka punuar mirë sa nuk mund të themi që lidhja e shqiptarëve me Amerikën, as nuk është më mirë se në 2020 dhe as më keq.

Ajo nuk e ka prishur këtë realitet, kemi një situatë të korrupsionit më të madhe se në 2017, nuk po shënon hapa përparimi, kemi një situatë të lidhjes së qeverisë me krimin e organizuar më shumë se në 2017, liria e medias nuk është më mirë. Kim dhe roli i ambasadës është i rëndësishëm, dhe ne kemi fuqizim të autokracisë në politik përgjatë këtyre viteve, në një pjesë të veprimeve dhe të aktiviteti publik në raport me opozitën, kanë forcuar pushtetin e Ramës, mund të ketë qenë qëllimi për të forcuar opozitën, por ne nuk kemi një opozitë më të fortë, por një pushtet autokratik”, tha Neza.

Të fundit