Flash News

E-TJERA

Analisti zbulon e-mailin e Gledis Nanos për Yuri Kim: Ambasadorja e SHBA flinte te hoteli i 'terroristit'

Analisti zbulon e-mailin e Gledis Nanos për Yuri Kim: Ambasadorja e SHBA

Analisti Arjan Curi zbuloi një email të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që u hakërua nga sulmi kibernetik i pak ditëve më parë.

Duke folur në Syri.tv, sipas Curit në këtë email, Nano akuzon për terrorizëm një qytetar dhe biznesmen, i cili ishte pronar i një hoteli. 

Hoteli i tij, tha Curi, frekuentohej edhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. 

Në një nga emailet që pashë, Gledis Nano me paaftësinë dhe inkompetencën e tij i drejtohej ambasadës amerikane ku i thoshte për një person që ishte terrorist. Dhe i jepte këtë informacion ambasadës amerikane.

 Drejtori i anti-terrorit s'mund të na thotë të gjithëve terroristë. E verifikoj këtë email, meqë jam edhe pjesë e medias, përveçse e akademisë dhe e gjej këtë person i akuzuar si terrorist. I them, e more vesh, më thotë po. E di cila është më e forta, më thotë - që ambasadorja amerikane ka fjetur disa herë në hotelin tim.

Pra, në këtë inkompetencë dhe këtë paaftësi ne i vendosim edhe diplomatët në të tilla pozicione. Terroristi kishte hotel dhe në hotelin e terroristit kishte fjetur disa herë ambasadorja amerikane”, deklaron Curi.


 

 

Të fundit