Flash News

E-TJERA

Analistja e KRIIK: Shteti dështoi të sigurojë një proces zgjedhor të sigurt, u ndryshuan listat e zgjedhësve

Analistja e KRIIK: Shteti dështoi të sigurojë një proces

Analistja e KRIIK, Antuela Male ka treguar disa nga problematikat kyçe të evidentuara në zgjedhjet e 14 majit.

I ftuar në Panorama Tv, Male tha se shteti ka dështuar të sigurojë një proces të sigurt zgjedhor. Male tha se socialistët kanë përdorur në zgjedhje administratën, si edhe urdhëruan rritjen e pagave edhe pse ligji e ndalon.

“Nga konkluzionet është përmbledhur se shteti ka dështuar për të siguruar një proces të sigurt zgjedhor, si e komentoni? Është një konkluzion i arritur deri më sot, kemi nisur me dështimin e reformës zgjedhore bazuar mbi rekomandimet e ODIHR, burimet njerëzore dhe u vu re në 4 muajt e fundit ka qenë një mekanizëm që dështoi, përballë një lumi të madh denoncimesh. Kemi përcjellë në KQZ mbi 300 denoncime, pikërisht për kuadrit zgjedhor.

Për burimet njerëzore vumë re përdorimin e administratës, kemi një përzierje mes aktiviteteve të fushatës dhe atyre të institucioneve. 60 bashki administrohen nga 1 forcë politike, dhe u përdor fuqia për ndikim. Edhe administrata u vu në funksion, edhe pse ligji ndalon aktivitetet , u rrit paga dhe ndihma për shkresat në nevojë”, tha Male.

Male tha se është evidentuar edhe ndryshimi i qendrave të votimit, çka ka bërë që qytetarët të mos orientohen dot. Analistja tha se përgjegjësia kryesore bie mbi Ministrinë e Brendshme.

“Përgjegjësi është ministria e brendshme për hartimin e listëve, për mbikëqyrjen e kësaj është KQZ. Ne kemi evidentuar si problem madhor, ndryshimin e qendrave të votimit ndikon në sjelljen e votuesve karshi procesit, mund të cenonte një të drejtë kushtetuese. Kërkuam nga KQZ, ministria që të sqarohej çfarë ka ndodhur me listën e zgjedhësve por databaza është e ndarë. E ndërtuar mbi metodologji të paqartë, na është thënë që shkaku i ndryshimit është renditja në listën e zgjedhësve dhe një ndërthurje lidhur me kodin e banesës. Të gjitha këto ndryshime sollën probleme, kërkuam që të dilnin publikisht me një deklaratë. Ka pasur qytetarë që kanë shkuar në qendrën e gabuar, nëse edhe 1 qytetarëve i pamundësohet e drejta për votim është shkelje e rëndë”, shtoi Male.

Të fundit